Ndryshimet
misdis dhimbjes akute dhe kronike
Dhimbja akute zakonisht zgjatë një kohë të shkurtër, si rregull nga disa sekonda deri
në 6 muaj. Dhimbja akute nuk do të thotë që
patjetër të jetë e fortë.
Intesiteti i saj mund të ndryshojë nga një dhimbje e butë deri në të fortë. Prania
e dhimbjes zakonisht e paralajmëron pacientin, se diçka po ndodh dhe se
po dëmton trupin e tij dhe se duhet të vizitohet. Shkaqet kryesore të këtyre
dhimbjeve janë sëmundje të ndryshme dhe aksidentet. Traumat dhe sëmundjet që
shkaktojnë dhimbje acute, mund të kenë nevojë për mjekim, por ka raste që mund
të kalojë edhe në mënyrë spontane, si p.sh dhimbja nga shpimi me gjilpërë i një
gishti, kurse dhimbjet nga apendesiti akut , kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale.
Dhimbja
kronike: Kjo dhimbje si rregull zgjatë mbi 6 muaj, megjithëse këtu duhet thënëse këto afate nuk janë të ndara si me thikë, sepse mund të ketë dhimbje kronike
që mund të fillojë para këtij afati. Si rregull, dhimbjet kronike janë të
shoqëruara edhe me problem të tjera. Njihen 4 lloje dhimbjesh kronike:
Dhimbje
rekurente, të tilla si p.sh dhimbjet migrenoze, dhimbjet rehumatoide.
Dhimbjet
nga patologjitë periferike, të vazhdushme me kohëzgjatje të kufizuar, siç janë
dhimbjet nga kanceri dhe dhimbjet me kohëzgjatje të pakufizuar (dhimbjet nga
artriti degjenerativ).
Dhimbjet
kronike beninje, që shkaktohen nga patologji të sistemit nervor qëndror ose
periferik siç janë dhimbjet pas në insulti cerebral ose të sindromit
lumbosakrale.
Sindromi
i dhimbjeve beninje të pabindura, në të cilat pacientët nuk përshtaten dhe
krijojnë probleme në punë dhe në familje.