Kocka është
një organ i specializuar me orgjine nga indi lidhor i cili organizuar në
mënyre stereotipike në tërësine e tij formon skeletin e trupit të
njeriut.
Pjesa e jashtme e saj është dense që quhet kocka
kompakte ndërsa e brëndshmja me ndërtim specifik quhet pjesa spongioze e
kockes. Pjesa kompakte ose kortikale formon muret e jashtme të kockës , e cila
shërben për mbështetjen në të të strukturave të tjera dhe mbajtjen e
peshës. Kjo pjese ka një qëndrueshmeri të madhe të cilën e
përforcon më shumë forma e saj tubular.
Kocka spongiotike ndryshon së tepërmi nga
kocka kortikale. Ky ndryshim lidhet me organizimin e kësaj pjese kockore, i
cili ne formen e trabekulave me orientim e vendosje special në zona të ndryshme
përballon presionet që ushtrohen në kocke . Kocka spongiotike gjendet në zona
të vecanta, në brendësi të kockës kortikale, është e organizuar në trabekula.
Këto trabekula veç përballimit të presionit që ushtrohet në kocke, lehtësojne
së tepërmi edhe peshën e kockës.
Struktura e kockës
Njësia bazë strukturale e kockës së maturuar është
sistemi i Havers-it ose osteoni. Kanalet haversiane kanë drejtim longitudinal
dhe nëpërmjet degëve lidhen me njëri-tjetrin. Në këtë sistem ka zona ose
hapësira të vecanta në formë ovale. Këto përmbajnë osteocite,të cilat lidhen me
osteocitet e tjera me fije protoplazmatike shumë të holla në formë spiralesh.