I përket degëve
parandaluese te mjekësisë, ku qëllimi kryesore është ruajtja e pastërtisë
trupore, veshmbathjes, ku me ketë pengojmë shfaqejen e sëmundjeve te ndryshme
te cilat varen shume nga mirëmbajtja e higjienës se mire personale.
Higjiena e
Lëkurës: Për mirëmbajtjen e higjienës se trupit ndikojnë në zvogëlimin e numrit
te sëmundjeve infektive te ndryshme. Lëkura e pastër zvogëlon mundësinë për
zhvillimin e dëmtimeve profesionale, ndërsa lëkura e papastër lëndohet lehte,
sidomos te personat e moshuar tek te cilët është i zvogëluar elasticiteti
fiziologjike i lëkurës, gjithashtu lëkura e papastër shkakton çrregullime në
termorregullacion si dhe shume çrregullime te tjera në organizëm. Shume materie
në forme pluhuri, avulli dhe lëngu e ndotin lëkuren, e dëmtojnë atë, e disa
prej trye depërtojnë edhe në gjak e përmes gjakut shpërndahen në gjithë
organizmin duke shkaktuar çrregullime te shumta, nëse nuk mirëmbahet higjiena e
lëkurës gjatë punës si dhe pas përfundimit te punës. Gjithashtu me rendësi te
madhe është edhe mirëmbajtja e higjienës personale te organeve gjenitale, ke me
mirëmbajtje te mire mund te parandalojmë shume sëmundje infektive te organeve
gjenitale, ku këtu me rendes! i është edhe preventiva (mbrojtja) nga sëmundja
aq e rrezikshme sot siç është SIDA.
Higjiena e
trupit: meqenëse disa pjesë te trupit i ekspozohen ndikimit të ndotje së
ambientit të jashtëm, atëherë këto pjesë duhet te pastrohen me shpesh. Ku për
larje përdoret uji i ftohet, uji i vaket dhe uji i nxehtë. Është e dëshirueshme
që trupi ti ekspozohet ne mënyre alternative ujit te ngrohte (32-36 °C), ujit
te ftohet (20-22 °C). Larje me ujë te ftohte shkakton shpërndarjen e gjakut
drejt organeve te brendshme, ngadalësimin e punës se zemrës se dhe frymëmarrjen
e shpjetuar. Nga rreziku i humbjes se madhe te nxehtësisë, larja me ujë ftohtë
nuk preferohet me shumë se sa 15-20 minuta. Larja me ujë të vaket shkakton
hiperemi te lëkurës, d.m.th. shkarkimi i organeve te mbrendshme, rritjen e
ventilacionit te mushkërive dhe ka veprim qetësues në sistemin nervor si dhe
për mënjanimin e ndotjes. Larja me ujë te nxehte (45-50 °C), sjell deri te djersitja
e tepërt e trupi, e kjo paraqet ngarkes në sistemin kardiovaskular.