Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

FEMIJET DHE SHKELJA E TE DREJTAVE TE TYRE

RAST: FEMIJA SI FUQI PUNETORE

9 vjeçari që detyrohet të punojë për të mbajtur familjen
Është vetëm 10 vjeç, por sapo nis të flasë ngjan me një person të rritur. E di fare mirë çdo të thotë që një i mitur të punojë, e të qëndrojë në rrugë për orë të tëra që nga mëngjesi e deri në darkë, orëve të vona për më tepër në një zonë tepër të frekuentuar nga të gjitha kategoritë e njerezve. Historia e vogëlushit Albion. I
përngjan historive në filma, por është një realitet i hidhur i ditëve tona. Minoreni që shpesh herë ka braktisur shkollën për të shitur në rrugë aksesore të ndryshëm, me qëllimin e vetëm që të mbajë me ushqim familjen e tij rrëfen se ai është i detyruar të punojë, edhe pse puna e fëmijëve ndalohet me ligj. Jeton në zonën e Kamzës, dhe nga shtëpia e tij niset herët në mëngjes për të mbërritur rreth orës 8 e gjysmë në zonën e ish bllokut, ku shet paketa cigaresh, dhe aksesore të tjerë. Në duar mban një pako të madhe me çamçakëza, cigare të cilat i shet tek qytetarët në rrugë apo tek klientët në lokale, që tashmë janë mësuar me fytyrën e këtij vogëlushi dhe thuajse çdo ditë i lënë atij bakshish. Albioni ka një shtat të hedhur, është tepër i shkathët dhe rrallë herë  e shikon në të njëjtin vend. Shet në rrugë për të ndihmuar familjen dhe përpos kësaj me paratë që fiton blen librat, ushqehet gjatë ditës,  madje ndonjëherë siguron edhe veshjet për në shkollë. Duke lëvizur me shpejtësi e duke i zgjatur kalimtarëve në rrugë apo qytetarëve që ulen në kafe, pakot me stilolapsa, çamçakëza , ai zgjat duart e tij duke i parë njerëzit me shumë dashamirësi. Na rrëfen duke qeshur që ky është sekreti që njerëzit e duan dhe ndonjëherë i lënë dyfishin e parave që kushton produkti.
Historia
10-vjeçari nga Kamza rrëfen se familja e tij nuk ka aq para sa ti plotësojë të gjitha dëshirat apo nevojat e tij, madje prej një viti nëna e tij është e sëmurë dhe shpesh herë ai me paratë që fiton i blen asaj ilaçet, ndërsa shprehet se babai ka disa vite që është i alkoolizuar dhe nuk familja nuk mund të presë të ardhura nga ai. Fillimisht e ka nisur duke shitur stilolapsa pastaj mendoi të blinte në supermarkete çamçakëza me çmim të lirë e ti shiste në zonën e bllokut. “I blej 100 lekë(të vjetër) çamçakëzat dhe i shes 500 lekë (të vjetër), njerëzit e dinë që janë djegëse por në fakt nuk janë, s’kam ç’të bëj se edhe unë do fitoj ca para”: thotë duke buzëqeshur 10- vjeçari duke u munduar të justifikohet për punën e tij. Ai tregon se i duhet të studiojë në darkë për shkollën sepse gjatë ditës merret me shitjen në rrugë, por ka edhe raste kur nuk shkon në shkollë për javë të tëra për shkak se i duhet të punojë. Ndërsa përpiqet t'u mbushë mendjen njerezve për të blerë produktet që ai ka në dorë na tregon se ndonjëherë ka merak se mos e largojnë policët nga rruga ku shet, pasi e di që puna e fëmijëve është e jashtëligjshme. “Jam stërvitur me punë, që kur isha më i vogël, nuk kam qenë në kopësht dhe rrija gjithmonë pas babait tim që shiste dikur në treg, shes në rrugë për të ndihmuar prindërit. E di që punësimi i fëmijëve ndalohet, por nëse nuk punoj unë atëherë nuk kemi me çfarë të jetojmë”, shprehet me një frymë Albioni.
Fenomeni
Djaloshi 9 vjeçar tregon se i vjen keq për veten dhe për moshatarët e tij që lypin në rrugë apo fëmijët e tjerë që shesin cigare pasi kjo nuk është e drejtë. 10 vjeçari rrëfen se ka pasur raste kur shokët e tij që shesin bashkë me të në rrugë, e konsumojnë edhe vetë cigaren dhe shpesh herë shfrytëzohen nga të rriturit. Ai thotë se ka disa shokë që shesin në rrugë pa dijeninë e prindërve, por dhe edhe të tjerë që vetë prindërit e tyre i nxjerrin  në rrugë për orë të tëra duke i detyruar  të fitojnë para duke shitur në rrugë. “Kam disa shokë që edhe pse nuk duan të shesin e të lypin në rrugë detyrohen nga prindërit ta bëjnë këtë gjë, madje ka raste kur i shoh të qajnë e të ankohen se prindërit e tyre nuk i çojnë në shkollë dhe i kanë detyruar të punojnë në rrugë edhe duke i rrahur” shprehet minoreni. Sipas 9 vjeçarit shteti duhet të marrë masa, për familjet në nevojë, në mënyrë që fëmijët e këtyre familjeve të mos detyrohen të punojnë në rrugë si në rastin e tij. Vogëlushi i bën apel shtetit që të japë ndihma për familjet që nuk kanë me çfarë të jetojnë, dhe institucionet të sigurojnë punësimin e një familjari në mënyrë që njerëzit që vuajnë prej varfërisë të kenë një burim jetese. “Nëse babai im do të punonte, apo shteti do të na jepte një pagesë për të mos vuajtur për bukë, meqë jemi familje e varfër unë nuk do të dilja kurrë në rrugë të shisja, por do të shkoja në shkollë, ndaj nuk kam çfarë të bëj, jam i detyruar të punoj” e mbyll rrëfimin e tij vogëlushi 10-vjeçar.
SHKAQET

·        Gjendja e veshtire ekonomike
·        Gjendja e veshtire emocionale e babait
·        Gjendja e veshtire shendetesore e nenes
·        Mospunesimi i prinderve
·        Mosdhenia e ndihmave ekonomike nga shteti

PASOJAT

·        Punesimi i femijes ne moshe te mitur

                      Lodhje fizike
                 Lodhje emocionale

·        Mosarsimimi i femijes
·        Semundje te ndryshme


                          REKOMANDIMET

·        Sigurimi i ndihmave nga shteti per mbijetese
·        Hapja e sa me shume vendeve te punes
·        Perpjekje me te medha per arsimimin e femijeve

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE