Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Burimet ujore

 Tema : Burimet ujore
 Permbajtja : Uji e perdorimi I tij Burimet ujore dhe cilesia e perdorimi I tyre Burimet ujore ne Durres e Shqiperi Baza e burimeve ujore dhe permbytjet Ndotja e ujit dhe masat per uljen e kesaj ndotjeje Perdorimi I ujit ne fushat e jetes Hidroenergjia Turizmi bregdetar Anketim Kuriozitete 
 BURIMET UJORE DHE SHFRYTEZIMI I TYRE
 Burimet ujore luajnë një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë e vendit: afërsisht 97% e gjithë prodhimit energjitik sigurohet nga hidrocentralet, kryesisht nga lumenjtë e Drinit, Matit dhe Bistricës; dhe rreth 50% e tokës bujqësore ujitet duke prodhuar afërsisht 80% të prodhimit bujqësor.

 BAZA E BURIMEVE UJORE 
Për qëllimet e administrimit tëujrave, Shqipëria ndahet në gjashtë basene kryesore hidrografike. Një e treta e tyre gjendet jashtë Shqipërisë. Afërisht 50% e territorit gjendet në basene ndërkombëtare që janë të përbashkëta me Greqinë, Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Serbinë dhe Malin e Zi. Burim e të ujrave sipërfaqësore dhe nëntokësore. Shqipëria mund të konsiderohet një vend meshume burime ujore. Burimet e saj të përgjithshmetë rinovueshme arrijnë në 41.7 m iliardë metra kub (BCM) ose 13,300 metra kub për frymë, nga të cilat rreth 65% sigurohen brenda vendit dhe pjesa tjetër nga vendet fqinje (d.m.th, Serbia dhe Mali i Zi dhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë). Burimet ujore në vend nuk janë të shpërndara në mënyrë të barabartë në të gjithë vendin. Burimi kryesor ujor është uji i sipërfaqeve dhe gjendet në lumenj, liqene dhe laguna. Përgjatë lumenjve të Drinit, Matit dhe Devollit janë ndërtuar disa rezervuarë me një total 5.60 BCM kapacitet mbajtës për mbrojtje nga përmbytjet, për qëllime ujitjeje dhe për prodhim të energjisë elektrike. 
 CILËSIA E UJIT 
Qe nga viti 1990, monitorimii ujit ka qenë shumë më pak frekuent. Rrjedhimisht, cilësia e burimeve ujore nuk njihet mirë. Sipas informacionit të disponueshëm, ujrat e sipërfaqes janë shumë të ndotur si rezultat i hedhjes/derdhjes së mbeturinave urbane dhe ujrave të ndotura industrialenë trupa ujore sipërfaqësorë. Cilësia e disa lumenjve është mbi maksimumin e standardeve të Bashkimit Evropian për cilësinë e ujit të lumenjve. Shumë nga lumenjtë e rëndësishëm kanë treguar shenja ndotjesh të mëdha nga lëndë organike—ato kanë deficite në oksigjen të tretur menevoja të larta kimike për oksigjen (COD) dhe oksigjen bioligjik (BOD). Në përgjithësi, burimet nëntokësore janë të një cilësie të mire në burim. Megjithatë, cilësia e tij nuk monitorohet në vazhdimësi në të gjithë vendin. Ka disa lokalitete ku kjo njihet fare pak. 
 HIDROENERGJITIKE
 Potenciali bruto teorik i energjisë elektrike llogaritet afërsisht në 40,000 gigavat orë në vit (GWh/vit) dhe potenciali i mundshëm teknik në 5,000 GWh/vit. Nga ana tjetër, potenciali I mundshëm ekonomik është llogaritur në 6,380 GWh/vit nga të cilat afërsisht 35% gjenerohen deri tani mbi lumin Drin. Në vitin 2000, prodhimi i energjisë elektrike ngaburimet ujore përfaqësonte afërsisht 83% të prodhimit total elektrik në vend. Aktualisht pohartohen plane për zhvillimin e potencialit energjitik mebaz hidro në lumenjtë e Vjosës dhe Devollit. Startegjia për sektorin e energjisë kërkon zhvillimin e kapaciteteve të reja hidro. 
 PËRMBYTJET. 
Përmbytjet janë një problem i vazhdueshëm në Shqipëri, sidomos në periudhën nga nëntori në mars, kur edhe probabiliteti për reshje të mëdha ose të zgjatura është edhe më i madh. Zona që ka më shumë gjasa të përmbytet është fusha perendimore ku lumenjtë nga zonat malore të Shqipërisë rrjedhin në detin Adriatik. Fusha perendimore është edhe qëndra e popullsisë së Shqipërisë: mbi 50% e popullsisë shqiptare banon në këtë zone dhe tendenca është që kjo përqindje të rritet. Fusha e Drinit në veri dhe ajo e Vjosës në jug janë në veçanti të prirura ndaj përmbytjes. Piku i rritur i shkarkimeve dhe përmbytjet janë rrjedhojë e shpyllëzimeve masive. Kostoja vjetore e përmbytjeve nuk dihet; qeh nga viti 1949 nuk është bërë asnjë monitorim i rregullt i përmbytjeve dhe regjistrimi që filloi që atëher nuk i publikoi të dhënat e plota. Përmbytjet më të mëdha me dëme katastrofike i përkasin periudhës gjatë viteve 1962-63. Përmbytjet u konsideruan si ngjarje që ndodhin një herë në pesëdhjetë vjet. Ka edhe përmbytje në shkallë të vogël. Përmbytjet në nëntor të vitit 1992 shkaktuan përmbytje në gjashtë rrethe. Si pasojë humbën jetën njëmbëdhjetë persona, u dëmtuan rrugë, ura dhe rrjete ujitjeje, si edhe u përmbytën 17,000 tokë bujqësore, u shkatërruan 1330 shtëpi dhe u dëmtuan 216 të tjera, u dëmtua impjanti hidroenergjitik i Fierzës. E gjitha në total ndikoi në jetën e 35,000 njerëzve. Përmbytjet e shtatorit të vitit 1995 shkaktuan katër viktima dhe ndikuan në jetën e 1500 të tjerëve. 
 TURIZMI BREGDETAR BREGDETI ADRIATIK
 Ai fillon nga grykëderdhja e Bunës në qytetin e Shkodrës. Formimi i shtretërve nënujore, gjarpërimi i tyre kanë çuar në formimin e plazheve me rërë dhe në transformimin e gjireve detare në laguna. Sistemi artificial i kullimit ne vitet 70 të shekullit 20, në qytetin e Durrësit e përshpejtoi procesin e mësipërm. Burimet e panumërta turistike dhe ato çfarë natyra ofron lidhen me një evolucion të tillë që rrit kuriozitetin për turistët, ato plazhe me rërë më të përshtatshme për pushimet tuaja janë Velipojë, Shëngjini, Kune, Gjiri Lalzit, Durrësi, Golem, Mali Robit, Spille, Divjaka, Darezeza dhe Plazhi i Ri Vlore. Aty do të gjeni ujin e pastër të detit, shërbim dhe cilësi të lartë, kuzhinë tradicionale e moderne, laguna, liqene lumenj etj. Aty ofrohen shumë mundësi për të gjithë ata që tërhiqen nga natyra, eko-turizmi, një numër i pafund zogjsh, mes tyre dhe zogj të rallë, si Pelikani Dalmat etj. Gjithashtu ka zogj e kafshë të tjera të cilat ofrojnë mundësinë e praktikimit të gjuetisë, në eko-sistemin e pasur te zonës.
 BREGDETI JON 
Fillon nga Uji i Ftohtë ne Vlore dhe vazhdon me disa ndërprerje të vogla te kepi i Stillos. Bregu i Rivierës Shqiptare karakterizohet nga temperature te larta. Rrjedhimisht kulturat dhe pemët subtropikale gjejnë kushtet te favorshme për t’u rritur. Riviera është një nga bukuritë e rralla të natyrës Shqiptare dhe një nga vendet më piktoreske të Mesdheut, me një potencial turistik të lartë, i cili ne vitet e fundit ka filluar te përdoret dhe zhvillohet gjerësisht. Prezenca ne Shqipëri e deteve, liqeneve, lagunave, lumenjve, deltave etj. tregon zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit ujor. Klima tipike mesdhetare krijon kushte ideale për pushime në deltat e lumenjve dhe brigjet shqiptare ne përgjithësi. Interesi për antikitetin dhe burimet kulturore të Shqipërisë lidhen kryesisht me dy aspekte, vetë lashtësinë dhe historinë e kulturën e saj, si një nga vendet më të vjetra të Evropës, gjithashtu dhe fale zhvillimit te saj mes kufijve të lindjes dhe perëndimit. Bukuria dhe pozicioni i saj gjeografik, bëjnë që Shqipëria të ofroje shume më tepër, për t’u pare e treguar gjithë vizitoreve dhe turisteve qe vijnë dhe vizitojnë ketë zone, duke mos ofruar vetëm pushim për det dhe diell por gjithashtu një trashëgimi te tere historike, kulturore, natyrore etj.
 KURIOZITETE

 1 ne 5 persona ne bote nuk disponojne uje te paster ose 1.5 bilione persona. Parandalon semundjet e zemres dhe artritin . Forcon kujtesen e trurit. Jep ndjesine e ngopjes dhe ul urine. Ne nje liter uje ndodhen 100 mije bakterie. Sipas statistikave në mbarim të viteve të tetëdhjeta në SHBA janë shpenzuar për çdo vit nga shtatëqind miliard litra ujë. Nëse çdo anëtarë i një familje katër anëtarësh bënë dush për çdo ditë nga pesë minuta, atëherë brenda një jave do të shpenzohej më shumë se 2 .500 litra ujë , që është e barabartë me sasinë e ujit që do të shpenzohej për pirje nga një njeri për tre vjet. Në çdo litër ujë të sipërfaqes së detit ka mesatarisht rreth 10.000 gjallesa, ne 100 metra ka 3.000 dhe në 5.000 metra ka mesatarisht 15 gjallesa. Sikur nga te gjithë ujërat e deteve dhe oqeaneve të nxirrej kripa, me të do të mbulohej gjithë sipërfaqja e tokës sonë me një shtresë prej rreth 130 metrash. Liqeni më i bukur dhe më ujë më të kulluar në Evropë është Liqeni i Pogradecit. Gjerat atje mund t'i shohim deri në 20 metra thellësi. Thellësia e këtij liqeni është 285 metra , gjatësia 30 kilometra, ndërsa gjerësia 10 kilometra. 4 milion njerez vdesin cdo vit si pasoje e semundjeve qe vijne nga uji I ndotur. 98% e vdekjeve qe lidhen me ujin ndodhin ne shtetet e zhvilluara. 1 bilion njerez perdorin me pak se 6 litra uje ne dite. Duhen 11000 litra uje perprodhimin e nje kg kafeje. Duhen 300 litra uje per te pergatitur vetem letren e nevojshme per nje gazete. Lavatricja duhet te perdor 100 litra uje per cdo larje. Duhen 5000 litra uje per te prodhuar nje kg oriz. Grate ne Afrike e Azi ecin 7 milje per te siguruar uje te paster. Gjysma e pacienteve neper spitalet e botes jane shtruar si rrejdhoje e nje semundjeje prej ujit. Nje femije vdes cdo 12 sekonda nga uji I ndotur e semundjet qe vijne prej tij ( 12 femije vdiqen sapo lexuat kete fjali e deri neser 2500 do te kene vdekur ) . Vetem 2.5% e ujit ne kete planet eshte I pershtatshem per t’u pire. 14 bilion plehra hidhen cdo vit ne oqean. Lumi Gang ne Indi eshte me I ndoturi ne bote. Pas tsunamit ne Japoni me 2011 u shkeput nj ishull 70 km qe lundronte mbi oqeanin Paqesor. Ne Amerike 40% e lumenjve dhe 46% e liqenneve jane te ndotur dhe te papershtatshem per te notuar , peshkuar apo lare e pire. 80% e ndotjes se ujit vjen si rrjedhoje e hedhjes se plehrave ne toke. 780 milion njerez jetojne me uje te papaster. 20% e siperfaqes ujore ne Europe eshte shum e kercenuar. 75% e lumenjve e liqeneve indiane jane kaq te ndotur sa nuk mund te perdoren per larje apo per t’u pire. 4.5% e plazheve ne Amerike jane mbyllur nga kushtet e keqija qe ofrojne. Trupi I nje femije eshte 80% uje. Nese uji pihet ne sasi te medha edhe shpejt sjell mbytje dhe crregullime. Sot me shume uje I paster gjendet nen dhe sesa mbi siperfaqe. SHBA perdor 80% te ujit te saj per prodhim te energjise elektrike. Nese nje person ndihet I etur do te thote qe ka humbur 1% te ujit ne organizem.

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE