Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

FEKONDIMI IN VITRO SHMANGJA E SHTATEZANISE TE PADESHIRUAR DHE ABORTI

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

FEKONDIMI IN VITRO

IVF (in vitro fertilisation) ose fekondimi në epruvetë: Aspirimi i qelizës vezë të pjekur kryhet me rrugë vagjinale, qoftë në ciklet spontane (të pa stimuluara) ose në ciklet menstruale ku ovulacioni induktohet- stimulohet. Inkubacioni i qelizës vezë me spermën e përgatitur në mënyrë speciale, është pak më i gjatë, dhe zgjatë rreth 48 orë, ndërsa embrioni, në stadin 4 dhe maksimalisht 8 qelizor, kthehet me kateter të hollë, special në hapësirën e mitrës (embriotransfer).
Suksesi i kësaj metode të riprodhimit të asistuar, sillën nga 15-45%, ndërsa rezultati përmbledhës sillet në rreth 60-80%. Rezultatet pas moshës 38 vjeçare të jetës bie dhe pas moshës 40 vjeçare për 3-4 herë është më i ulët. Në rastet kur nuk janë transferuar të gjitha embrionet në hapësirën e mitrës, atëherë konservohen-ngrihen në azotin e lëngshëm në minus 196 ºC (krioprezervacion), të cilët mund të ruhen deri në 5 vjet. Embrionet sipas nevojës mund të shkrihen, dhe në fazën e trupit të verdhë të transferohen në hapësirën e mitrës (krio-embriotransfer). Suksesi i këtij manipulimi sillet në rreth 8-15% për një cikël. 
FIV është një procedurë që realizohet në kushte laboratorike. Kjo procedurë konsiston në marrjen e vezëve (ovocideve) tek partnerja femër dhe e spermatozoideve tek partneri mashkull dhe bashkimi i tyre në mënyrë të orientuar nga e cila përftohet formimi i embrionit. Më pas merret ky embrion dhe implementohet në kavitetin uterin.
Cilët janë ata faktorë që ndikojnë në suksesin e një shtatzënie të konceptuar me anë të FIV-it?
Janë një mori faktorësh të cilët ndikojnë në suksesin e një shtatzënie me anë të FIV-it, si : mosha e çiftit, gjendja shëndetësore e çiftit, cilësia e  embrioneve, numri i embrioneve, teknologjia biologjike ose kushtet laboratorike dhe biologu, kualifikimi i stafit etj. Suksesi sot i fekondimit in vitro, sipas statistikave evropiane, shkon rreth 30%.
Ofrohet Fekondimi in Vitro në Shqipëri?
Sot për fat të mirë edhe në Shqipëri kemi mundësi që çifteve t’i ofrohet ky shërbim në nivele të larta, pasi janë një numër i konsiderueshëm qendrash dhe klinikash (private) që merren me fekondimin in vitro. Si procedurë FIV ka filluar të aplikohet në vendin tonë rreth viteve 2002-2003.
ABORTI
Përfundimi i shtatzanisë para javës së 20-të quhet dështim. Rreth 15 % e shtatzanive përfundojnë me dështim. Një pjesë e tyre ndodhin aq herët sa që një pjesë e grave as që e kuptojnë se po dështojnë. Pjesa më e madhe e dështimeve ndodh para javës së 12-të.
Shkaqet e ndodhjes se abortit
Shkaku kryesor është moszhvillimi normal i fetusit. Kjo për arsye se struktura gjenetike e tij dëmtohet. Por kjo nuk do të thotë se i ka kaluar nga prindërit. Ka disa sëmundje të nënës si diabeti jo mirë I kontrolluar, sëmundjet e tiroideve, problemet me mitrën dhe serviksin që më rrallë bëhen shkak. Aktivitete ditore, marrëdhëniet seksuale, jeta e punës apo ngritja e peshave nuk bëhen shkak për dështim. As të vjellat e forta. Gjithashtu edhe të rrëzuarit apo goditjet e ndryshme nuk para përfundojnë me dështime.
Cilat janë pasojat e aborteve?
Pasojat e mundshme të menjëhershme pas abortit janë; dhëmbjet e forta, shpim i mitrës, gjakrrjedhje e madhe, infeksione, pjesë embrionale të mbetura në mitër, gjendje shoku, kome apo dëmtim të organeve të tjera, histerektomi/heqje të mitrës, në lindjet e induktuara vdeshmëria shkon deri në 3%. Pas abortit, mund të ndodhë mbetje e plotë e konceptimit në mitër, gjë që mund të bëjë të nevojshme ndërhyrjen kirurgjikale. Pasojat e mundshme të mëvonshme pas abortit janë; paaftësi për të mbetur përsëri shtatzënë, aborte spontane, lindje të fëmijëve së vdekur, shtatzëni jashtë mitre, lindje parakohe, sëmundje inflamatore pelvike. Pasojat e mundshme emocionale pas abortit janë; ndjenja e fajit, depresion/të qara, paaftësi për të falur veten, trishtim i thellë, inat, boshllëk emocional, problem seksuale, ulje e vetëvlerësimit, ëndra të këqija, dëshirë për të mbetur shtatzënë, anoreksi ose çrregullime të tjera të të ngrënit, abuzim me pijet alkoolike/cigaret/drogat, dëshira për vetëvrasje.
Çfarë kujdesi duhet të tregohet pas kryerjes së abortit?
Medikamentet që përdoren për anestezinë kanë efektet e tyre të dëmshme dhe rekomandohet që gruaja pas abortit; të shoqërohet në shtëpi me automjet duke përjashtuar ecjen në këmbë. Për të qetësuar dhimbjet, nuk duhet të përdoren analgjezikë si dhe nuk duhet të konsumohen pije alkoolike. Gjatë 10-të ditëve të para pas abortit, kur nuk paraqitet gjakosje e qafës së mitrës, rreziku i infeksionit është shumë i mundur. Për t’u ruajtur nga kjo situatë, është e këshillueshme mos kryerja
e raporte seksuale. Rekomandohet përdorimi i pecetave higjenike një përdorimshe për mbrojtje nga ambjenti i jashtëm, si dhe rekomandohet mospërdorimi i tamponave vaginal. Gjithashtu pas abortit duhen shmangur banjot, sidomos banjot në vaskë me ujë të nxehtë/ngrohtë.
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE