TEMA: “ Zhvillimi
ekonomik problematikat e zhvillimit dhe perspektiva e trevave shqiptare
drejt integrimit europian“
Për një sipërfaqe të vogël sa ka
Shqipëria mund të thuhet se është e begatëshme me pasuri natyrore. Pjesa
Jug-perëndimore e vendit është e pasur me naftë dhe gaz
natyror. Ndërsa në veri-lindje gjenden rezerva të konsiderueshme të
mineraleve ndër të cilat vlen të përmenden: kromi, bakri, hekur-nikëli. Pjesa më
e madhe e rezervave të qymyrit është gjetur në rrethinën e Tiranës.
Po ashtu Shqipëria është e
begatuar me lumenj të rrëmbyeshëm të cilët janë edhe potencial për Hidrocentrale. Vec
Hidrocentraleve ekzistuese mbi lumin e Drinit janë bërë
hulumtime që nga ky potencial i lumenjve të ndërtohen disa Hidrocentrale me të
cilat ky vend do të bëhej eksportues edhe më i madh i energjisë elektrike.
INDUSTRIA
Politika e qeverise komuniste e
industrializimit te shpejte, synonte ta bente vendin sa me te pavarur qe ishte
e mundur, gjë e cila çoi ne krijimin e nje industrie shume degëshe relativisht
moderne. Kjo industri tani gjeneron me tepër se gjysmen e te ardhurave
kombetare, me përparësi shfrytezimin e burimeve te konsiderueshme natyrore te
vendit. Shqipëria është prodhuesi i trete për kromin. Elektrifikimi i te gjithe
vendit perfundoi ne vitin 1971, dhe brenda dy dekadave Shqipëria po eksportonte energji
elektrike ne disa prej vendeve fqinje.
Industria e Shqipërisë është e
bazuar kryesisht në prodhimet vendase bujqësore, ndërsa industria e rëndë dhe e
makinave është e zhvilluar kryesisht për pajisjen e fabrikave, uzinave dhe për
prodhimin e energjisë elektrike. Vec energjisë elektrike, Shqipëria eksporton
edhe naftë dhe përbërës të saj.
Vec përvojës nga industria e
lehtë dhe pjesërisht nga industria e rëndë (shfrytëzimin e naftës dhe energjisë
elektrike), industria e Shqipërisë është disi e fjetur. Shkaktarët e shembjes
së industrisë dhe ngadalësimit në shfrytëzimin e pasurive natyrore janë të
shumta, si mungesa e organizimit të mirëfilltë, makineria dhe pajisjet e
vjetruar si dhe importimi i produkteve industriale janë duke e zhdukur
industrinë vendase. Po kështu, për shkak të investimeve (të përkrahura nga
ekspertët perëndimorë) të gabuara në ekonomi nga qeveritë mbas shembjes së
komunizmit, industria e Shqipërisë nuk është më në gjendje të përmbushë
kërkesat ekonomike të popullatës vendase.
Bujqësia
Mëse gjysma e fuqisë punëtore e
Shqipërisë janë të punsuar në sektorin e agrokultures. Me një të katërten pjesë
tokë të punueshme, tani vendi është po thuajse në gjendje të i përmbushë të
gjitha nevojat vendase me produktet ushqimore. Që nga mesi i viteve 1970-ta, e
më vonë, Shqipëria është në gjendje që të vetëfurnizohet me bukë. Prodhimet
bujqësore kryesore të drithërave janë : gruri, misri (kalamoqi),panxhar
sheqeri . Po ashtu edhe me prodhimet buqësore të pemtarisë Shqipëria i mbulon
dhe është në gjendje të eksportojë si p.sh patate dhe fruta të ndryshme. Ndër
prodhimet bujqësore që përdoren në industri vlen të përmenden lule dielli dhe
duhani.
Shqipëria përpos pemëve dhe
perimeve kultivon edhe blektorin në të cilen dallohen kultivimi i gjedhëve.
delet dhe i derrit.
Gjatë kohës së regjimit
komunistë, qeveria e tyr ka ndërmarrur hapa themelorë për zhvillimin e
Agrokulturës. Programe të niveli të lartë janë ndërmarrur të cilat kanë bërë
bonifikimin, përmisimi dhe ujitja e tokës punuse ekzistuese dhe zgjerimi i saj
në disa raste edhe tharja e moqaleve. Të gjitha këto plane janë realizuar me
qëllim të zhillimit në nivel më të lartë të Agrokulturës. Tani (2005) munges e
inciativave të tilla ka sjelluar demoralizimin e agrokulturës e cila është
këthyer në nivel bujqësisë tradicionale.
Kolektivizimi i tokave të
punueshme gjatë kohës komuniste në Shqipëri dhe ri-privatizimi i tyre pas
shkatërrimit të bllokut komunistë janë bërë gjatë kohës së quajtur "koha e
tranzicionit". Kjo ka pasur pasoja për një pjesë të buqëve të cilët kanë
qenë të aftë për kultivimin e bujqësisë mirëpo nuk kanë pasur njohuri në
plasimin e produkteve në tregun Shqiptarë.
Tregtia
Eksporti dhe importi i Shqipërisë
zhvillohet kryesisht me partnerët e saj ekonomikë si Rumania, Italia, Republika
Çeke dhe Gjermania. Shqipëria tani eksporton kryesisht produkte gjysmë finale
të derivateve të naftës, të kromit , të hekurit si dhe duhan, verë, pemë dhe
perime. Ndërsa importon makina, pajisje, minerale, metale, materiale
ndërtimtarie dhe produkte ushqimore. Importon nga: Gjermania %, Kosova
0.5%, Bullgaria %, Italia %
Pervec faktoreve politik qe kane
ndikuar tek ekonomia dhe kemi dhe problemet e brendshme me te cilat perballet
Shqiperia sot, te cilat jane:
Lëvizjet e pakontrolluara dhe
masive demografike
Papunësia • Braktisja e shkollës
Vdekshmëria foshnjore
--Varfëria
Në aspektin e reformave
strukturore dhe të ekonomisë reale. Prsh: Çështja e pronës dhe tregut të tokës
bujqësore kanë mbetur ende e pazgjidhur përfundimisht Ka munguar një vizion i
qartë për ristrukturimin dhe riorientimin e ekonomisë ,përcaktimin e prioriteteve
të zhvillimit; Funksionimi jo i plotë dhe efektiv i disa tregjeve (tokës
bujqësore,mallrave, i punës)
Varferia dhe levizjet
demografike Varferia ka ndryshuar duke u thelluar,vecanerisht ne zonat
verilindore dhe rurale te vendit.Buxhetet familjare,sidomos te
pensionistëve,shtresave në nevojë dhe familjeve me të ardhura të pakta, vazhdojnë
të jenë të renduara. Mjafton të përmendim se: rreth 12,4 % epopullsisë jetojnë
me më pak se 2 USD për frymë, duke mos plotësuar nevojat më minimale të tyre,
(rreth 360 mijë persona,nga 3.2 milion e popullsise,jetojnë me 2 usd në ditë
kurse 88 mijë prej tyre jetojnë, vetëm me 1 usd në ditë). Levizjet demografike
migracioni dhe emigracioni: ndikimnezhvillimin ekonomik e social ne vend.
-Gjysma e popullsië së vendit jeton aktualisht në një vend të ndryshëm nga
vendi qe jetonte ne vitin 1990. -Gjatë 20 viteve të fundit popullisa e vendit
tonë ka emigruar në mënyrë masive. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, rreth
20% e popullsisë së rritur është shperngulur brenda vendit (BB, 2007) Ndërkohe,
mbi 25 % e popullsië së vendit ose mbi 35 % e popullsisë aktive jane aktualisht
emigrantë.
Në rritjen e mungesës së
likujditeteve në valutë të huaj në tregun financiar të Brendshëm dhe rënien e
ritmeve të kreditimit të ekonomisë, shtimin e kredive te këqija. o Në frenimin
e investimeve të huaja në vend dhe në rajon o Në rënien e të ardhurave nga
emigracioni(remitancatv
Në tronditjen e financave publike(Deficiti buxhetor, borxhi publik, rënia e të
ardhurave,ulja e investimeve, përkeqësimin e bilancit të tregëtisë me jashtë) v Në rënien e ritmeve të
rritjes ekonomike GDP.Ne vitin 2009 ,rritmet e rritjes ekonomike rane duke
shkuar ne nivelin rreth 0-2% vFaktoret
e jashtem Ndikimet krizes globale ne ekonomine shqiptare:
Problemet aktuale dhe e
ardhmja e zhvillimit ekonomik të trevave shqiptare
Sistemi komunistØ Thellimi i varfërisë ØLëvizjet demografike ,
migracioni dhe emigracioni ØProblemet
e drejtimit të ekonomisë Ø
Krizat politike të përsëritura ØDisa
nga problemet aktuale ekonomike të trevave shqiptare janë : Probleme të
shkaktuara nga faktorë të brendshëm :
Pakësim të buxheteve familjare
përballë shërbimeve te domosdoshme për jetesënØ
Rritjen e papunësisë , varfërisë Ø
Frenimin e investimeve të huaja Ø
Veprimtarine dhe aktivitetin e biznesit privat Frenimin e rritjes ekonomike Ø Zgjatja e krizës politike
ndikon dukshëm dhe negativisht në ekonominë e vendit dhe në financat publike.
Kështu kriza politike luan një rol negativ .
Funksioni joefektiv i disa
tregjeve (tokës bujqësore , mallrave, i punës)Ø
Mungesa e një vizioni të qartë për rikonstuksionin dhe riorientimin e
ekonomisë, përcaktomit të proiriteteve të zhvillimit (sidiomos tani mbas ndikimit
të krizës globale ) Ø
Cështja e pronës dhe tregut të ekonomisë bujqësore ka mbetur ende pazgjidhur Ø Mungesa e reformave
strukturore në ekonomi :
Duke iu referuar treguesve ,
qeveria duhet të imponojë politika mbështetëse për emigrantët , të kombinuara
me politikat e zhvillimit ekonomik të vendit.Ø
Gjatë 20 viteve të fundit popullsia e vendit ka emigruar në mënyrë masive . 20%
e popullsisë është shpërngulur brenda vendit dhe 25-35% e popullsisë janë
emigrantë Ø
Gjysma e popullsisë së vendit jeton aktualisht në një vend të ndryshëm nga
vëndi që jetonte në vitin 1990 Ø
Lëvizjet demografike , migracioni dhe emigracion ndikojnë në zhvillimin
ekonomik të një vendi.
Rreth 360 mijë persona , në 3.2
milon e popullsisë jeton me 2 $ në ditë , kurse 88 mijë prej tyre me 1 $ në
ditëØ Buxhetet familjare
sid0mos të pensionistëve , shtresave në nevojë dhe familjve me të ardhura të
pakta , vazhdojnë të jenë të ulta . Rreth 12.4% e popullsisë jeton me më pak se
2 $ për frymë duke mos plotësuar nevojat minimale të tyre Ø Struktura dhe profili i
varfërisë ka ndryshuar duke u thelluar , vecanërisht në zonat verilindore dhe
rurale të vendit.
Pas rënies së sistemit socialist
dhe kalimi i ekonomisë nga ekonomi e centralizuar në ekonomi tregu, e dëmtoi
rëndë ekonominë e trevave shqiptare (vecanërisht Shqipërisë)¡
Prespektiva e zhvillimit ekonomik
te trevave shqiptare sot është e lidhur me zbatimin e suksesshëm të strategjive
të përbashkëta të zhvillimit rajonal dhe integrimin europian të tyre.
Zbatimi i teknologjive të rejaØ Dhënia e përparësisë së
turizmit Ø
Shfrytëzimi i burimeve hidrike Ø
Krijimin e një tregu të qëndrueshëm në hapësirat e trevave tona Ø Bashkërendimin dhe
zbatimin e politikave të brendshme të zhvillimit ekonomik në Trevat Shqiptare Ø Këto prespektiva bazohen
në:
Perceptime rreth bashkëpunimit
ekonomik të Shqipërisë me BE-në dhe pritshmërive të qytetarëve nga ky proces
Në një plan më të gjerë, nuk ka
dyshim se perspektiva europiane e Shqipërisë, ashtu si për vendet e tjera të
Ballkanit duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës, është një proces i
qëndrueshëm dhe i pakthyeshëm, ndonëse i vështirë për t’u parashikuar në kohë.
Parakushtet mbeten po ato: shtet i fortë me administratë eficiente, forcim i
shtetit ligjor, përmirësim i kushteve për rritjen ekonomike dhe zgjerim i
bashkëpunimit rajonal. E këto parakushte i janë paraqitur qeverisë shqiptare
shumë kohë më parë – qysh në vitin 1999. Ndonëse për një pjesë të mirë të
këtyre proceseve mungojnë të dhënat e detajuara që mund të argumentojnë këto
procese, nga raporte, studime, analiza, të dhëna statistikore, etj., mund të
arrihet në përfundimin se pavarësisht hapave para-prapa, ngadalësisë së
procesit, etj., mbështetja publike, nga ana e komunitetit të biznesit,
shoqërisë civile, etj., ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë ka
qenë dhe mbetet mjaft e lartë, ndoshta ndër përparësitë kryesore të axhendës
zhvillimore të vendit. Pavarësisht kësaj dhe faktit se qeveritë shqiptare të
dekadës së fundit kanë qenë të angazhuara për këtë përparësi, dhe në disa
raste, posaçërisht gjatë dy viteve të fundit ato kanë dështuar në adresimin e
tyre në mënyrë të përshtatshme si dhe në arritjen e rezultateve të prekshme në
interes të qytetarëve të vendit. Në këtë mënyrë, duket sheshit se zhvillimi
ekonomik dhe shoqëror i vendit është ngadalësuar dukshëm së bashku me vetë
procesin e integrimit europian të tij…
Vlen të theksohet se në momentin
aktual të procesit të integrimit europian vihet re një rritje e ndërvarësisë
midis zhvillimeve politike dhe reflektimit të tyre në aspektin ekonomik të
këtij procesi. Ndërkaq është po aq e qartë se reformat ekonomike dhe politike
të ndërmarra në vend karakterizohen nga adoptimi në vijimësi i kuadrit
legjislativ, i cili nga ana e vet përbën padyshim edhe demonstrimin kryesor të
orientimit pro-europian politik, ekonomik e social të vendit në përgjithësi dhe
të klasës politike drejtuese në veçanti. Për fat të keq, po kaq evident është
edhe fakti se zbatueshmëria e këtij kuadri, ashtu si dhe vetë funksionimi i
shtetit të së drejtës në tërësi, është përkeqësuar, duke nxitur mosbesimin e
qytetarëve dhe biznesit ndaj institucioneve vendase, si dhe duke ushqyer
pritshmëritë e gabuara për zgjidhjen “europiane” të problemeve “shqiptare”, gjë
që tingëllon sa naive aq edhe e pambështetur në raportet reale institucionale
të Shqipërisë me BE-në.
Gjithashtu duhet pranuar se
përgjithësisht, jo vetëm në radhët e qytetarëve të thjeshtë, por edhe në radhët
e administratës publike, shoqërisë civile, komunitetit të biznesit dhe madje
edhe të mas-medias ekziston një perceptim disi naiv i tërë procesit të
integrimit europian të Shqipërisë, perceptim që nga njëra anë përjashton apo
shpërfill thuajse plotësisht kostot e këtij procesi apo aspektet ekonomike, si
dhe e redukton integrimin në lirinë tashmë të fituar të lëvizjes nga Shqipëria
në drejtim të vendeve të BE-së. Dmth lihen jashtë këndvështrimit publik
zhvillimi ekonomik, forcimi i shtetit ligjor dhe demokratizimi, duke e parë
lëvizjen e lirë (pa viza) të qytetarëve shqiptarë të shkëputur dhe jashtë
kontekstit të lëvizjes së lirë të kapitaleve dhe biznesit brenda dhe jashtë
vendit; mundësisë së punësimit të lirë në vendet e BE-së, etj.
Në aspektin e hapjes së ekonomisë
shqiptare, sipas të dhënave të Raportit të Progresit të Shqipërisë për vitin
2011 rezulton se ky proces ka vazhduar të përparojë edhe gjatë dy-tri vjetëve
të fundit. Vëllimi i importeve dhe eksporteve të mallrave dhe të shërbimeve të
Shqipërisë në vendet e BE-së zinte pak më shumë se 86% te GDP në vitin
2010 nga 82% në vitin paraardhës. Ndërsa vëllimi i importit dhe eksportit të
mallrave dhe shërbimeve u rrit me një ritëm më të shpejtë se në vitin 2009. Në
këtë mënyrë, BE-ja mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë me rreth 3/4 e
eksporteve dhe të importeve të marrë së bashku (2010), ndërsa Italia dhe Greqia
së bashku zënë rreth 70% të totalit të volumit të tregtisë së mallrave. Në
përgjithësi, BE-ja mbetet partneri tregtar kryesor i Shqipërisë edhe në fushën
e investimeve, ndërsa tregtia me vendet e CEFTA-s është në rritje.
Megjithatë, baza e prodhimit shqiptar është përqendruar vetëm rreth disa
sektorëve dhe tregjeve të eksportit me vlerë të shtuar të ulët duke e lënë ekonominë
të dobët dhe te ekspozuar ndaj goditjeve të veçanta.
Efektet ekonomike të integrimit europian:
a mund të maten ato?
Studiues të ndryshëm,
shqiptare dhe të huaj kanë ofruar modele të posaçme matjeje të efekteve
ekonomike të procesit të integrimit europian. Fillimisht këto efekte ndahen në
efekte të drejtpërdrejta dhe në efekte të tërthorta. Është e kuptueshme që
efektet e grupit të pare mund të maten më me lehtësi mbasi kemi të bëjmë
përcaktime sasiore, ndërsa të dytat – efektet e tërthorta, konsiderohen ato
efekte që lidhen me impaktin e këtij procesi në sektorët e ndryshëm të
ekonomisë kombëtare shqiptare, efektet në shpërndarjen e burimeve si dhe
efektet në rishpërndarjen e të ardhurave dhe pasurisë.
Ndër efektet e drejtpërdrejta të
integrimit, disa autorë rendisin: a) efektet në diversifikimin e tregtisë, dmth
ndryshimin e drejtimit te tregtisë së jashtme nga një vend partner në drejtim
të një vendi tjetër; b) efektet në bilancin e pagesave; c) efektin në të
ardhurat qeveritare; d) efektet në mirëqenien e konsumatoreve, etj. Natyrisht
që drejtimet e këtyre efekteve janë të ndryshme, komplekse dhe që dëshmojnë
rritjen e ndërvarësisë së ekonomisë së vendit kundrejt tregjeve të vendeve
europiane, veçanërisht në rastet kur vendi është importues neto dhe me një
ekonomi të dobët dhe anemike në këndvështrimin e konkurrencës.
Ndërsa nder efektet e tërthorta
vlen të dallohen efektet sektoriale dmth ndikimi në prodhimin, punësimin,
tregtinë, etj. Të tilla janë edhe efektet në shpërndarjen e burimeve dhe rishpërndarjen
e të ardhurave; efektet në lidhjet tregtare; efektet në përmirësimin e
pozicionit konkurrues të vendit në arenën ndërkombëtare; zvogëlimi i kostos se
tregtisë, etj. Ndërkaq, përvoja botërore dhe ajo shqiptare provojnë se
integrimi europian krijon mundësitë për rritjen e prodhimit vendas, për një
frymëmarrje me të gjerë të biznesit privat dhe të investimeve të huaja për
shkak se integrimi europian zvogëlon riskun politik të vendit. Madje ky proces
ndikon edhe në renditjen e vendit nga agjencitë e specializuara, gjë e cila nga
ana e saj shërben si njëlloj garancie plotësuese për investitorët dhe
institucionet financiare ndërkombëtare që planifikojnë të shtrijnë veprimtarinë
e tyre në ekonominë shqiptare.
Në një terren me konkret,
ekonomia shqiptare ka përfituar nga fondet e BE-së në disa drejtime kryesore,
të tilla si transferimet buxhetore nëpërmjet programeve të granteve, të cilat i
kanë përfituar edhe vende të tjera të rajonit siç janë PHARE, (Asistenca
Komunitare për Rindërtim, Zhvillim dhe Stabilizim (CARDS), SAPARD, ISPA,
Instrumenti i Para Aderimit (IPA), TEMPUS, etj. Kuptohet që këto fonde kanë
kontribuar në shtimin e investimeve publike, të ardhurave të fermerëve, etj,
dhe në mënyrë të sintetizuar kanë kontribuar në rritjen e GDP-se se vendit.
Efekte të tjera të tërthorta të integrimit europian shtrihen mbi shpërndarjen e
burimeve në funksion të përgatitjes se vendit për një hapje të plotë ndaj
konkurrencës perëndimore, efektet në tregtinë e jashtme, et.
Vlen të theksohet se këto efekte
nuk janë vetëm pozitive dhe se asnjë vend nuk futet në këtë proces pa marrë
parasysh edhe kostot përkatëse. Kosto to tilla, për fat të keq të pamatura dhe
deri-diku edhe të panjohura në mjedisin shqiptar janë efektet negative mbi
prodhimin (dmth rënia e prodhimit vendas dhe rritja e papunësisë për shkak te
ekspozimit te vendit kundrejt konkurrencës që vjen nga jashtë); rritja e kostos
buxhetore për përballimin e shpenzimeve te papunësisë; kostoja e ristrukturimit
institucional në funksion të procesit të integrimit europian të vendit, etj.
Po kaq të rëndësishme janë edhe
efektet që lidhen me zbatimin e tërësisë së rregullave që burojnë nga acquis
communitaire, dmth të kostove që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, në
sektorin bujqësor, në mbrojtjen e konsumatoreve, etj.
Në rastin e Shqipërisë, ndër
përfitimet e tërthorta duhen llogaritur edhe përfitimet politike që lidhen me
rritjen e sigurisë kombëtare dhe në nivel rajonal, përdorimi nga qeveritë
shqiptare i avantazheve gjeo-strategjike që burojnë nga integrimi europian,
efektet pozitive mbi situatën makro-ekonomike, etj.
Integrimi
europian dhe kriza aktuale
Tashmë nuk ka mëdyshje se
ekonomia shqiptare është goditur nga kriza ekonomike botërore, gjë që si një
goditje e jashtme mbi këtë ekonomi, transmetohet përmes kanaleve të ndryshme si
rënia e prurjeve monetare të emigracionit, zvogëlimin e investimeve të huaja të
drejtpërdrejta, zvogëlimi i kreditimit të ekonomisë dhe biznesit, zvogëlimi i
kërkesës agregate të brendshme, e mbi të gjitha në ngadalësimin e ritmeve të rritjes
ekonomike. Ky i fundit është një fenomen i përbashkët për shumicën e vendeve të
rajonit tonë.
Në retorikën politike dhe debatin
ndërmjet ekspertëve është shtruar cështja se si ka ndikuar ecuria e derisotme e
reformave integruese në përballimin e efekteve të kësaj krize si dhe ceshtja
tjetër se si kjo krizë po e ndikon vetë procesin e integrimit europian të
Shqipërisë. Ose ndryshe, në c’masë reformat institucionale të ndërmarra
gjatë periudhës së tranzicionit deri me sot kanë mundësuar vendin të përballet
me goditje të jashtme të tilla si ato që lidhen me krizën ekonomike globale të
2-3 viteve të fundit? Natyrisht që në debat sillen argumente të ndryshme, por
janë të paktën dy referenca që nuk mund të anashkalohen. E para është shkalla
apo masa në të cilën vendi kanë adaptuar acquis communautaire të
përmendura më lart, si një treguës përcaktues i vetë shkallës së integrimit në
BE të tij, progresin e tranzicionit. Ndërsa referenca tjetër është mjedisi
institucional i matur përmes cilësisë së qeverisjes. Studime të ndryshme
provojnë se vendet me ekonomi më elastike për shkak të përparimit të shpejtë me
reformat e tranzicionit janë në gjendje për t’u përshtatur më mirë kundrejt
ndikimit të goditjeve të jashtme. Dmth ato vende që kanë shënuar progres më të
madh në reformat institucionale dhe kanë zhvilluar mekanizma më të mire të
tregut mund të konsiderohen më të afta se të tjerët për t’u përshtatur me
ndikimin e goditjeve të jashtme, sic është edhe kriza aktuale, dhe anasjelltas.
Në këtë mënyrë mund të konsiderohet
si i pathemeltë edhe argument i përdorur gjerësisht se “shkalla e ulët e
integrimit të ekonomisë shqiptare me BE-në ka ndihmuar në mosprekjen e saj nga
kriza ekonomike botërore” (?!). Kjo shpjegon edhe insistimin e autoriteve të
BE-së për përfshirjen në cilëndo paketë rekomandimesh për qeverinë shqiptare të
cështjeve që lidhen me mirëqeverisjen dhe ecjen përpara të reformave integruese
të vendit në fushen e ekonomisë. Kështu psh në 12 rekomandimet e njohura ende
në proces zbatimi nga pala shqiptare janë përfshirë edhe cështje të tilla si:
forcimi i shtetit të së drejtës, rritja e pavarësisë së gjyqësorit;
depolitizimi i administratës publike; zgjidhja e problemit të pronave; lufta
kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, etj.
Në vlerësimin tim, për
përballimin me kosto sa më të ulët të krizes aktuale ekonomike botërore, po kaq
të rëndësishme mbeten edhe politikat ekonomike të brendshme të qeverisë dhe të
institucioneve ndërkombëtare nëpërmjet të cilave mund të zbuten ose të
përkeqësohet ndikimet e mjedisit negativ të jashtem, etj.http://eseshkolle.blogspot.com/
Për sa i takon ndikimit të krizës
aktuale në ecurinë e metejshme të integrimit europian të Shqipërisë, mendoj se
nuk duhet të kemi iluzione se kjo krizë, efektet e së cilës pritet të shtrihen
të paktën për një dekadë, nuk mund të mos vonojë vetë procesin e integrimit,
madje edhe të shtojë kushtëzimet e BE-së ndaj vendeve si yni, por mendoj se kjo
do të nxisë njëkohësisht edhe proceset e bashkëpunimit ekonomik rajonal duke e
parë këtë të fundit si një mundësi për t’u afruar më shpejt me BE-në, tashmë në
nje dimension rajonal dhe jo thjesht kombëtar apo në kuadrin e secilit vend të
vecantë.
Rritja
e përfitimeve nga integrimi europian
Një element i rëndësishëm për
zhvillimin normal të procesit të integrimit europian mbetet klima
politike në përgjithësi dhe konsensusi politik për reformat kyçe që garantojnë
suksesin e procesit. Zhvillimet politike të periudhës mbas vitit 2008 dhe
posaçërisht gjatë dy viteve të fundit, të karakterizuara nga një ngërç politik
dhe vënie e reformave pro integrimit në funksion të axhendave politike të
shumicës dhe të pakicës parlamentare, por jo në kontekstin e afrimit të vendit
me BE-në kanë krijuar një kosto shtesë të panevojshme si dhe kanë përkeqësuar
edhe ecurinë e vetë procesit të integrimit në përgjithësi. Një shenje pozitive
ishte marrëveshja politike e vjeshtës së 2011 ndërmjet tyre, por që ende nuk ka
siguri nëse reforma elektorale, zhvillimet ekonomik, zhvillimet institucionale,
reformat e tregut në tërësi së bashku me reformat juridike do të marrin udhe në
funksion të përshpejtimit të integrimit europian të vendit.
Sidoqoftë, për ritmet,
dimensionet dhe shtrirjen e reformave integruese të Shqipërisë në BE, tashme
fjalën e ka pala shqiptare, elita politike e vendit, institucionet demokratike
dhe qytetaret e tij.
Cfarë modeli ekonomik shpresojmë?
Dëshira për t’ju bashkuar
kapitalizmit europian, vlerat njerëzore, pasuritë natyrore dhe akumulimi i
kapitalit për investimet e duhura për zhvillim duhet të jenë kolonat e parimeve
për hartimin e modelit ekonomik strategjik. Nisur nga fakti i ekonomisë së
vendit, që është një strukturë ende jo e pastër e ekonomisë së tregut duhet të
kërkohet një bashkërendim i sektorit publik dhe privat, nëpërmjet komunikimit
mes grupeve të interesit për të diskutuar dhe vendosur mbi orientimin e
strukturës ekonomike dhe masave që duhet të bëjnë të mundur zbatimin.
Ashtu si në menaxhimin publik, ku
struktura organizative dikton zbatimin e strategjive dhe veprimit, po ashtu
edhe në modelimin e profilit ekonomik të vendit do të bënte të mundur
qartësimin për ardhmërinë e ekonomisë shqiptare. Modeli ekonomik, që me gjasa
tashmë mes drejtuesve politikë është në faza diskutimi dhe përcaktimi
përfundimtar, nevojitet të bëhet debati më i stimuluar dhe i kërkuar sa më
shpejt nga ekonomia dhe qytetarët. Ndërkohë, rastësisë së zhvillimit ekonomik
pa një bosht industrish udhëheqëse të derisotshme nga të gjithë ekspertët duhet
t’i vendoset përballë (pavarësisht nga klubi politik) ideja për ta transformuar
vendin në një model zhvillimi rajonal. Asgjë nuk i mungon vendit për ta arritur
këtë objektiv, ndoshta më të madh edhe se ai i anëtarësimit në Bashkimin
Europian.