Bashkimi Europian është një organizatë që është krijuar për bashkimin e vendeve të lira me qëllim që t’u jepeshin fund luftërave,të cilat kishin përçarë kontinentin e vjetër për shekuj me rradhë,dhe të garantonte një jetë të qetë dhe cilësore për qytetarët e saj.Kjo ende është ideja themelore e Bashkimit Europian,ide e cila vjen duke u zhvilluar dhe duke u përhapur.Kjo organizatë e krijuar në vitet ’50,ka sjellë përfitime të mëdha për anëtarët e saj dhe u ka ofruar atyre paqen dhe stabilitetin politik dhe
ekonomik,për të cilat çdo vend ka nevojë.Për 60 vjet,ky bashkim ka ardhur duke u zgjeruar dhe duke përqafuar në gjirin e tij shtete të ndryshme të kontinentit,që kanë plotësuar kriteret për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane.Nuk ka rëndësi sa të ndryshme këto shtete janë nga njëra tjetra,sepse motoja e BE-se është Të bashkuar në diversitet
Pjesë e kësaj fuqie të madhe që organizon dhe rregullon shoqërinë europiane,kërkon të bëhet edhe vendi ynë,I cili në vitin 2009 ka nënshkruar marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit,e cila mbështetet në detyrimet dhe të drejtat reciproke ndërmjet dy palëve,veprimet e përbashketa dhe procedurat specifike.Konkretisht kjo marrëveshje ka për synim : forcimin e demokracisë së vendit;stabilitetin politik,ekonomik dhe institucional;rregullimin e legjislacionit;sigurimin e zhvillimit ekonomik në një treg funksional.Kjo marrëveshje është vetëm fillimi I asaj që do të jetë rrugëtimi I Shqipërisë në BE. Ky rrugëtim ka të bëjë me plotësimin jo vetëm të kriterit politik (stabilitetit të institucioneve që garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, si dhe respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve) por edhe plotësimin e kriterit ekonomik – ekzistencën e një ekonomie tregu funksionale dhe aftësinë për të ndërvepruar me presionet dhe forcat e tregut brendapërbrenda BE-së.
Të bëhesh anëtar I BE-së është një procedurë komplekse e cila nuk realizohet brenda natës. Çdo vend që plotëson kushtet,mund të aplikojë.Këto kushte janë të njohura si ‘Kriteret e Kopenhagenit’ dhe përfshijnë ekonominë e tregut të lirë,një demokraci të qëndrueshme,sundimin e ligjit dhe pranimin e legjislacionit të Bashkimit Europian. Të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian funksionojnë mbi bazën e demokracive liberale, në të cilat shteti i së drejtës është i konsoliduar, ligji është i barabartë për të gjithë dhe të drejtat e njeriut janë të shenjta.Shqipëria duhet të ketë shkallën e inflacionit të ulët,GDP-në të konsiderueshme dhe borxh të ulët publik,në mënyrë që kandidatura e saj të konsiderohet nga organet më të larta politike të BE-së.Bashkimi Europian ngulmon që vendi ynë të bëjë një integrim të plotë e jo të pjesshem,si në rastin e Rumanisë,sepse kjo do të sillte dëme si për vetë shtetin ashtu edhe për BE-në.
Fatkeqësisht,Shqipëria është larg përmbushjes së kritereve për t’u futur në BE.Nryshimi që duhet të fillojë nga vetë shoqëria,nuk po vjen ende në formën e duhur.Duke folur në kuadrin social,në shoqërinë tonë e drejta e njeriut nuk është konsoliduar ende.Mjafton të përmendim këtu dhunën në familje(sidomos dhunën e grave),dukurinë e seksizmit dhe të nënvlerësimit të femrave.Në një kohe ku në vendet europiane pjesëmarrja e grave është e madhe dhe roli I tyre është I rëndësishëm,në shoqërinë tonë nuk njihet ende roli themelor I gruas në konsolidimin e shoqërisë.Problem tjeter madhor I shoqërisë është edukimi I brezit të ri I cili mendohet të jetë brezi që do e shohë Shqipërinë në BE.Ky brez nuk mësohet me vlerat morale dhe vlerat e punës ashtu siç mësohen në shoqërinë europiane,dhe si pasojë shteti ka një përqindje shumë të lartë të qytetarëve të pakulturuar dhe pa ndjenjën e qytetarit, që mendon se një nga detyrat e tij është të japë kontributin individual për shtetin.Këta individë që do e shohin vendin në BE,duhet të edukohen me vlerat e larta europiane dhe të tregojne se në Shqipëri po rritet një brez I shëndetshëm.
Integrimi ekonomik I Shqipërisë është hapi tjetër I rëndësishëm,një hap I cili përfaqëson tejkalimin e të gjitha problemeve që ekonomia shqiptare ka.Së pari,duhet thënë se hapja e vendeve të reja të punës është një sfidë,në një kohë kur oferta e krahut të punes rritet me shpejtësi dhe kërkesa e aktivitetit ekonomik është më e ulët për krah pune.Niveli i tregut informal është mjaft I lartë.Pjesa më e madhe e popullsisë së thjeshtë,punon në të zezë.Infrastruktura në sektorë të ndryshëm lë për të dëshiruar.Prsh. nëse marrim bujqësinë,shumë fermerë nuk arrijnë të dërgojnë prodhimet e tyre në qytet për shkak të mungesës së transportit dhe infrastrukturës së keqe.Kjo sjell pasoja për shtetin,sepse importi është më I madh se eksporti.Një tregues tjetër problematik është edhe inflacioni I lartë,ku rritja e vazhdueshme e çmimeve vazhdon të jetë e madhe.
Por këto probleme nuk do të thonë se shanset e Shqipërisë për të hyrë në BE janë të pakta.Mjafton të përmendim këtu anëtarësimin tonë në NATO,apo liberalizimin e vizave në zonën ‘Schengen’.Vendi ynë ka bërë një rrugë të madhe brenda 20 vjetëve dhe me bashkëpunimin e organeve të larta europiane,do të arrijë të bëjë reforma në sektorët më problematikë.Integrimi në BE do t’I sillte shumë përparësi vendit tonë.Të jesh pjesë e BE-se do të thotë të kesh aksesin në një treg më të gjerë dhe më konkurrues,të zhvillosh një edukim dhe arsimim europian,të jesh pjesë e një kulture të përbashkët që ka për qëllim të edukojë individë me frymën e punës dhe të vlerave të vërteta.Në planin personal për Shqipërinë është e rëndësishme marrja e statusit dhe si pasojë integrimi,sepse kjo do bënte që ajo të vihej në shënjestrën e investitorëve të huaj dhe do të sillte mjaft përfitime për të.Gjithashtu intregrimi në BE do t’I jepte një shtysë arsimit,sepse studentët do të shkonin të studionin dhe të fitonin eksperiencë në vende të ndryshme europiane.
Shqipëria do të sillte mjaft ndihmesë në çështjet sociale nëse do të ishte pjesë e familjes europiane.Në shoqërinë shqiptare nuk ekzistojnë fenomene si racizmi apo jotoleranca fetare.Përkundrazi,në shoqërinë tonë solidariteti dhe sakrifica janë vlera që kanë arritur të mbijetojnë.Gjithashtu Shqipëria ka një politikë të jashtme të mirëzhvilluar dhe një marrëdhënie të mirë me shtetet europiane.Një shoqëri e tillë(edhe pse me të meta të tjera),I nevojitet Bashkimit Europian,në një kohë ku konfliktet mes shteteve më të mëdha ndizen herë pas here.
Në përfundim të kësaj duhet të them se jam optimiste se një ditë vendi ynë do të arrijë të integrohet në BE,jo vetëm sepse e dua vendin tim dhe besoj te ai,por edhe sepse i shoh zhvillimet që ndodhin ditë pas dite.Por nuk duhet të angazhohet vetëm shteti në këtë drejtim.Ndryshimi duhet të fillojë nga vetë qytetarët.Në këtë mënyrë,rrugëtimi ynë do të përfundojë me sukses në organizatën që në vitin 2012 mori çmimin Nobel për paqen për kontribuimin e saj gjatë 6 dekadave në arritjen e paqes dhe të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut në Europë.
Etichette
HISTORI
PSIKOLOGJI
LETERSI SHQIPE
SHKENCA POLITIKE
BIOLOGJI
QYTETARI
SOCIOLOGJI
DREJTESI
ESE ARGUMENTUESE
JURIDIK
PEDAGOGJI
GJEOGRAFI
EDUKATE SHOQERORE
DIDAKTIKE
BAZAT E FINANCES
SHKRIM AKADEMIK
FINANC BANK
LETERSI BOTRORE
GJUHE SHQIPE
MATEMATIKE
HISTORI SHQIPRIE
SHKENCA JURIDIKE
ANALIZE VEPRASH
EDUKIM
FIZIKE
PSIKOLOGJI EDUKIMI
ESE UNIVERSITETI
POEZI
MENAXHIM FINANCIAR
MJEKESI
KIMI
PARAPSIKOLOGJIA
EKONOMI
INFORMATIKA
ESE LETRARE
MENAXHIM BIZNESI
NJOHURI PER MEDIANIAN
TRASHGIMI KULTURORE
Anatomi
ESE FILOZOFIKE
GAZETARI
INFERMJERI
MENAXHIM TURIZEM
SHKENC TOKE
E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE
HISTORI BOTRORE
POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE
E DREJTA E PRONES
Histori e Mendimit Politik
ALL POST
AUDITIM BANKAR
BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT
ESE SHKENCORE
FILOZOFI
HISTORI ARTI
HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE
LETERSI
MENAXHIM NDERTIMI
MIKROEKONOMI
POEMA
PSIKOLOGJI REHABILITIMI
BJOLOGJI
EDREJTA E MJEDISIT
FJALE TE URTA
LEKSIONE AUDITIM
MARDHENIA ME PUBLIKUN
MASTER SHKENCOR
Marrëdhënie Ndërkombëtare
PSIKOLOGJI KESHILLIMI
PSIKOLOGJI SHKOLLE
SINTAKS
TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE
ANGLISHT
EDUKIM MUZIKORE
ESE ANGLISHT
ESE INFORMUESE
GJUHE
INFERMIERI
KERKIM SHKENCOR
METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK
METODIKE ARITMETIKE
PSIKOLOGJI ZHVILLIMI
TEKNOLOGJI INFORMACIONI
TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE
APLIKIM KOMPJUTERIK
BUJQESI
ESE HISTORIKE
ETIKA E TE USHQYERIT
GUIDE TURISTIKE
HIGJENE
HYRJE NE PSIKOLOGJI
INFORMATIK
ISMAIL KADARE
LETERSI PER FEMIJE
MENAXHIM KLASE
MESIMDHENIE
ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE
PSIKOTERAPI
SOCIOLOGJI EDUKIMI
pyetjet e Licences
ANALIZE sHARL BODLER
Dituri natyre
E DREJTA KUSHTETUESA
EDUKIM FIZIK
EDUKIM PER KARRIER
KSHILLA SHTATZANIE
LIBRA LEXO-SHKARIKO
LOGJIKE
MATURA SHTETERORE
MBROJTJE DOKTORRATURE
MIGJENI
MUZIKE
POLITIK ARSIMORE
POLITIKA NE BE
PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE
RECENSION
TEME DIPLOME
hist
Post più popolari
-
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rende...
-
Ese letrare : Deshira ime Deshira ime . . Siç dihet çdo njeri ka dëshira. Një prej tyre jam edhe unë. Por kur bëhet fjalë vetëm për ...
-
Kafshet ne rrezik zhdukje neShqiperi Kafshët e rralla në vendin tonë prej disa vitesh janë rrezikuar të pakësohen si pasojë e dë...
-
“ I HUAJI ROMAN I MASËS APO I LEXUESIT TË SPECIALIZUAR” Hyrje Çfarë ndikimi ka tek ne si qenie njerezore ky roman?Albert Kamy...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZE LETRARE: KENGET E MILOSAOS - JERONIM DE RADA [ANALIZE LETRARE] KËNGA XX Poemat epiko...
-
Grupi i shtatëmbëdhjetë i elementeve kimike Ky grup përbehet nga këto elemente : Fluori Klori Bromi Jodi ...
-
Ç’fare eshte Organizimi i Komunitetit? Qëllimi kryesor i organizimit në komunitet, është të ndihmojë njerëzit të identifikojnë ne...
-
MBIERMRI Mbiemër quhet ajo pjesë e ndryshueshme e ligjeratës që emërton një tipa, cilësi të një frymori a të një sen...
-
Tema: Gjakmarrja Nje pellumb I bardhe fluturon ne qiellin me ngjyren e syve te sapo-qare, te vuajtur deri ne skuqje. Pershkon hapesir...