Arsimi
Publik apo privat kush ofron cilesi me te mira mesimdhenje?
Arsimi ka qene dhe do te mbetet
padyshim shtylla me e forte qe ka mbajtur dhe mban çatine e shoqerise. Eshte
arsimi ai qe ben te mundur ruajtjen, zhvillimin dhe perparimin e vlerave te individit
dhe te kombit. Nepermjet arsimit merr hov zhvillimi shoqeror. Eshte ushqyesi me
i qenesishem i mendjes, por gjithashtu eshte edhe pishtari i sistemeve. Me
arsim merr forme karakteri kolektiv i nje brezi, karakter ky here-here i
ndikuar nga sistemi.
Ne raport te drejte me rendesine e arsimit ka qene edhe
perpjekja e sistemeve per ta infektuar me ideologji ate. Ky infektim ka zgjatur
jo pak, por dyzet e pese vjet komunizem, ku perveç shkencave ekzakte, qe
nderhyrja eshte e veshtire pasi dy plus dy bejne kater, ka patur nderhyrje,
shformim dhe interpretim te pameshirshem te teksteve shkollore ne sherbim te
ideologjise.
Te zgjedhesh nje universitete
publik apo privat eshte bere dilema me prezente e nje maturanti i cili do
te nise vitin akademik universitar. Zgjedhja dhe mundesite per studimet
universitare jane shtuar duke bere temundur lehtesimin per arsimimin i
cili pergjate nje dekade eshte pjese e dy realiteteve te vena perballe njeri-tjetrit. Por situata ku ndodhet
arsimi i larte ne Shqiperi qe ofrohet nga te dy sektoret si ai privat apo shteteror
kane sfida dhe pergjegjshmerite perkatese, vecorite si edhe perballjen afatgjate
te cilesise qe pretendohet. Nisur nga kjo, secili nga ne zgjedh te studioje ne ate
Fakultet apo dege ku prirjet jane te orientuara sipas talenteve tona. Kjo duket
se kohet e fundit nuk i perket as entuziazmit akademik, por me tregun e punes qena
ofrohet. Universiteti si privat dhe ai shteteror duket se luajneme imazhin e njeri-tjetrit
persa i perket edhe mundesive tezgjedhjes se degeve ne mungese tek njeri sektor
apo tek tjetri. Sektori publik ka sfidat e tij te radhes. Te jesh sot student i
universitetit publik nuk eshte dhe aq e lehte dhe nuk eshte fjala per
volumin e mesimeve. Por per njemori problemesh qehasen sapo shkel dyert e ketij
universiteti. Ajo qevihet re dhe qenis si nje nga problematikat e para eshte mbingarkesa
e ambjenteve ku zhvillohet mesimi. Klasat jane te vogla dhe te papershtatshme per
auditor te madh. E thene ndryshe mbipopullimi i tyre ka eshte shtuar edhe ne zhvillimin
e mesimit me dy turne. Nese pyesim kedo nga studentet a jane dakort me kete
sistem, te zhvillimit te mesimit pasdite ata shprehen te pakenaqur pasi mesimi
nuk mund te zhvillohet sic duhet. Nga ana tjeter ne mungese mbetet edhe
mos bashkepunimi i profesoreve me studentet per lendet perkatese dhe jo vetem
kjo, por edhe si pasoje te vonesave te pedagogeve ne oret e
leksioneve. Te pyetur student te Fakultetit te Filologjise shprehen: se Pedagoget
vijne kur t`ju doje qejfi atyre, pasi ata japin mesim edhe ne universitete
private dhe nuk e ndjejne pergjegjesin qe kan per zhvillimin e mesimit tone e
jo me tjene bashkepunues me ne per gjerat e paqarta qe mund te kemi. Por nuk do
ndalemi vetem ketu. Nje tjeter problem duket se i prek studentet e shteterorit
kur behet fjale per punen kerkimore, e cila nuk realizohet ne menyre individuale
pasi mungon laboratori per realizimin e
punes kerkimore pothuajse ne te gjithe fakultetet. Gjithashtu padrejtesia e notes
eshte nje nga shqetesimet me te medha qe farketon pakenaqesite dhe pse jo dhe
nxit korrupsionin per marrjen e notes kaluese. Ky eshte nje tjeter fakt
qe zhvillohet si nje dallim midis ekonomis dhe studentit me vlera. TE perballur
me keto lloj fenomenesh te instaluara prej kohesh studentet priren drejt lenieve
teorive te leksioneve dhe drejt humbjes se vitit akademik. QE do te thot me pak
student te mire per t`i dalluar si me te miret per punesimin e ardhshem ne cdo
fushe te jetes qe aspirojne. Gjithashtu edhe studentet nga rrethet qe akomodohen
ne per konvikte, vazhdojne te ankohen per kushtet e konvikteve qe akoma nuk kane
marre nje zgjidhje perfundimtare sado premtime qe jane bere. Dhe cudia vazhdon
edhe me librat apo leksionet e perkthyera copy-past pa nje korrektim te mundshem
duke bere keshtu veshtiresim ne kuptimin e leksioneve te marra dhe te pazbatueshme
per sezonin e provimeve. Pasi tjeter gjithone librat dhe tjetra gjera kerkohet
ne provime , – shprehen student te shqiptare. Dhe kete gje e veshtireson akoma
me shume edhe mos pasja e internetit ne salla te medha apo mos aksesim me
bibliotekat e huaja. Edhe Google shqiptar eshte shume i varfer ne perkthimet,
materialet qe iu duhen studenteve dhe jo vetem. Kushtet ne cdo aspekt lene per
te deshiruar. Por nese flasim edhe per studentet qe nuk fitojne vitin akademik
universitar, atehere kemi te bejme edhe menje tjeter realitet. Dhe kjo ndodh
fillimisht nga kuotat e pranimit te cilat jane te uleta ne disa fakultete
si per shembull: Fakulteti Shkenca-Sociale me vetem 100 kuota pranimi. Kuotat e
uleta ta pranimit bejne edhe ate qe quhet te zgjedhesh te studiosh
ate dege qe nuk e do, ne pamundesi per tevazhduar studimet, kjo
sipas aplikimit te formulareve qe vazhdojne te mbeten pakenaqesia e radhes.
Studentet e pamundur ekonomikisht per nje universitet privat, zgjedhin te
pranojne humbjen e nje viti akademik me shpresen se vitin e ardhshem kuotat e
pranimit do te jene me te larta ne degen qe ata duan te studiojne. Maturant Et
qe mbeten jashte ketyre dyerve, zgjedhin universitete private te zhgenjyer nga
universiteti publik me te gjithe problematikat e lart permendura. Universitet
privat kam favorizone dhe lehtesime per mbarevajtjen e vitit akademikâ. Edhe
te zgjedhesh sektorin privat per te kryer studimet e larta nuk eshtee lehte.
Tarifat e larta qe kane per regjistrim eshte nje problem shume i debatuar se
fundmi. Pagesat per nje vit akademik sipas degeve fillojne minimalisht
nga 2 mije euro dhe shkojne deri ne 5mijeeuro viti. Shqiperia ka nje kuader
ligjor per funksionimin e universiteteve private, si per lejimin e hapjeve te tyre
ashtu edhe per rendesinee cilesise akademike dhe jo vetem, por kjo duket
se nuk zbatohet po te kemi parasysh ate c`ka ndodh me regjistrimet e studenteve
ne universitetet private. Regjistrime qe behen ne mes te vitit akademik dhe
justifikohen nga administratat e ketyre universiteteve si te lejuar nga
Ministria e Arsimit deri sa te jape nje urdher te dyte per
mbylljen e regjistrimeve per vitin akademik. Kjo eshte nje shkelje e hapur e
ligjit! NE vendin tone jane te liecensuara rreth 40 shkolla te larta
private dhe vetem 3 prej tyre kane statusin e universitetit,- sipas burimeve
zyrtare te ministrise se Arsimit. TE perballur me kete shumes universitetesh
apo shkollash te larta private gjendemi perballe jo vetem frikes se punesimit,
por vlefshmerise se diplomave ne teardhmen. Ajo qevlen per t`u permendur
pas te gjithave , mbetet kontrata qelidh studentet me keto shkolla telarta
universitare, tecilat jane ne kundershtim me veterregulloren e brendshme te ketyre
institucioneve. Kontrata qe perpilohen ligjerishte por sherbejne ne menyre asnjanese cka
do te thote nje studenti jo vetem qe nuk i njihen te drejtat, por abuzohet gjate
gjithe vitit akademik me tarifa ekstra qe te kerkohen gjate vitit. Kontrata nuk
i permend keto detyrime, nderkohe qe studenti eshtei detyruar ti beje keto
pagesa ne te kundert gjobitet me dyfishin e vleres se tarifave qe percaktohen ne
kontrate. Brenda nje institucioni privat funksionojne kontrata te ndryshme
per studentet, e nuk jane te njejta per te gjithe. Keto kontrata
gjithashtu jane te ndryshme nga viti ne vit, cka do te thote nuk ka nje rregull
per lidhjen e kontrates per te tre vitet Bachelor. E gjitha kjo perkthehet po
si nje shkelje e ligjit, pasi te jesh student ke detyrime dhe te drejta te barabarta
brenda institucionit. Studente te ndodhur nen presione tetilla nuk mund te zhvillojn
jo vetem oren e leksioneve, por as mbarevajtjen e gjithe vitit akademik pasi
presioni psikologjik qe ushtrohet per te kryer pagesat ekstra etj, eshte i
demshem, i padrejte, i paligjshem, nje vjedhje e hapur. Cdo student qe nuk
kryen pagesat nxirret gati me dhune edhe ne oren e provimeve. Edhe
universitetet qe e gezojne statusin universitet, zbatojne rregullore te brendshme
te institucioneve te tyre ne baze perfitimi duke nisur qe tek pagesat
shtese per provimet e prapambetura edhe pse tarifa e shkolles eshte 5mije
euro ne vit. Problem tjeter mbetet edhe Cregjistrimi, kalimi ne nje shkolle tjeter
ku tarifat per cregjistrim dhe lista e dokumentave te plotesimit nis me tarifa
te larta dhe nga ana tjeter, studenteve qe shkeputen nga keto shkolla private per
t`u regjistruar ne nje tjeter universitet nuk i behet e ditur per perplasjen e
numrit te amzes se studentit. Keshtu qe, jo vetem nuk i njihet viti
shkollor por perveec humbjes se pagesave te kryera, humbet gjithashtu dhe vitin
akademik, pavaresisht kryerjes se vitit akademik. Por kur perballet me kete fakt
ky student perserit te njejtin vit me te njejten tarife. TE dy
realitetet shteteror dhe privat lakohen ne problemet ende te
pazgjidhura ne veecoritee tyre. Politikat shteterore duhet te
rishqyrtojne dhe te zgjidhin te gjitha fenomenet absurde qendodhin ne arsimimin
shteteror dhe ne ate privat, duke filluar qe nga imazhi dhe deformimi qe i bejne
njeri-tjetrit. Te jene me prezente dhe me afer problemeve, duke i
shqyrtuar dhe zgjidhur keto e shumeanomali tetjera. Duke i kontrolluar nebazeteligjit
per arsimin, studenti temos perballet me dilemen e madhe Ku testudioj?