FAKULTETI I STUDIMEVE TE INTEGRUARA ME PRAKTIKEN
Tema:“
Siguria ne pune,detyrimet e
punedhenesit dhe punemarresit”.
Siguria ne
pune, detyrimet e punedhenesit dhe punemarresit
Ligji per Sigurine dhe shendetin ne pune cakton
detyrimet e punedhenesin dhe punemarresit.
Siguria dhe shendeti ne pune tashme eshte detyrim i punemarresit,
i cili duhet te marre te garantoje sigurine dhe mbrojtjen e shendetit. Por,
edhe punemarresi duhet te plotesoje disa detyrime pikerisht ne lidhje me
sigurine dhe shendetin ne pune.
Punedhenesi:Ky ligj rregullon detyrimet e punedhenesve per sigurimin e
mbrojtjes se punemarresve ne te gjitha aspektet qe lidhen me sigurine dhe
shendetin ne pune, si dhe merr masat e nevojshme nepermjet parandalimit te
rreziqeve per aksidentet ne pune dhe semundjet profesionale, informimit dhe formimit profesional te punemarresve,
organizimit te mbrojtjes kolektive dhe individuale, sigurimit te organizimit te
vendit te punes dhe mjeteve te nevojshme
Eshte parashikuar ngritja per here te pare dhe funksionimi i
sherbimeve te mbrojtjes dhe parandalimit, si dhe Keshillit Nderministror te
sigurise dhe shendetit ne pune. Keto struktura do te sherbejne per zbatimin e
masave parandaluese dhe pjesemarrjen e balancuar te punemarresve ne hartimine dokumentit
te vleresimit dhe parandalimit te rreziqeve qe burojne nga puna.
Nje tjeter risi eshte detyrimi i punedhenesve per te hartuar
dokumentin e vleresimit dhe parandalimit te rrezikut, i cili permban masat me
karakter teknik, organizativ, higjieno - sanitare, te cilat do te zbatohen
sipas kushteve specifike te vendeve te punes te aktivitetit. Ligji parashikon
qe cdo punedhenes i nje subjekti publik apo privat, vendas apo i huaj, fizik
apo juridik eshte i detyruar te mbuloje me sherbim mjekesor ne pune,nepermjet
mjekut te punes.
Nje tjeter detyrim eshte qe ne rastet e aksidenteve ne pune, si
dhe te semundjeve profesionale, punedhenesi eshte i detyruar te njoftoje
menjehere Inspektoratin e Punes, Institutin e Sigurimeve Shoqerore,Organet e
prokurorise, etj.
PËRGJEGJËSIA E PUNËMARRËSIT PËR SHPËRBLIMIN E DËMIT
Punëmarrësi është i detyruar që të shpërblejë punëdhënësin
për dëmin e shkaktuar pronës së tij publike apo private. Në këtë rast nuk kemi
të bëjmë vetëm me një detyrim moral por edhe një detyrim juridik sepse sjell
pasoja për shkak të cënimit me faj të pronës nga ana e punëmarrësit gjatë
kryerjes së punës së tij apo detyrës së tij.
Në këtë rast kemi të bëjmë me një përgjegjësi
materiale indirekte dhe formale pasi përveç forcimit të disiplinës në punë, ka
karakter parandalues për punëmarrësit e tjerë dhe rivendoset dëmi pasuror që ka
pëesuar ndërmarrja apo institucioni duke realizuar shpërblimin e dëmit
nga ana e punëmarrësit. Subjekti i përgjegjësisë së dëmit është vetëm
punëmarrësit i cili ka shkaktuar dëmin me dashje apo nga pakujdesia, në
momentin që kryehen detyrën apo punën dhe është në marrëdhënie pune.
Punëmarrësi ngarkohet me përgjegjësi për shpërblimin e dëmit[3] në qoftëse në veprën e tij
veprimin ose mosveprimin vërtetohen 4 elementë të domosdoshëm:
1.Dëmi pasuror.
2.Faji. 3.Paligjshmëria e
veprëes. 4.Lidhja shkakësore.
Punemarresi: Ligji per Sigurine dhe Shendetin ne Pune parashikon detyrime jo
vetem ndaj punedhenesit, por edhe ndaj punemarresit. Keshtu punemarresi ka
detyrim te perdore me korrektesi makinerite, aparaturat,
veglat,substancat e rrezikshme, pajisjet e transportit dhe mjetet e tjera, si edhe te perdore me
korrektesi pajisjet mbrojtese individuale, te vena ne dispozicion te tyre dhe,
pas perdorimit, rikthimin e tyre ne vendin qe eshte planifikuar ruajtja e tyre
e sigurt. Gjithashtu, punemarresi ka detyrim te mos nxjerre jashte sherbimit,
te ndryshoje ose te zhvendose arbitrarisht mekanizmat e siguri se te montuara
ne makineri, te aparaturave, veglave, impianteve dhe ndertesave, dhe ti perdore
si duhet keta mekanizma - behet e ditur neligjin per sigurine ne pune. Sipas ketij ligji, punemarresi duhet te
njoftoje, ne menyre te menjehershme, punedhenesin, punemarresin e ngarkuar per
ceshtjet e sigurise dhe shendetit ne pune dhe perfaqesuesit e punemarresve, per
cdo situate pune, per te cilen kane nje motiv te arsyeshem per ta vleresuar si
rast qe paraqet nje rrezik te rende te menjehershem per sigurine dhe shendetin,
si dhe per cdo defekt te konstatuar ne sistemin e mbrojtjes. Sipas ligjit,
aksident ne pune konsiderohet gjate punes, kohes se pushimitte punes apo edhe
rruges per ne pune.
DETYRIMET PUNEDHENES – PUNEMARRES
Ne fushen e marrdhenieve juridike te punes, ne respektim te
ligjislacionit ne fuqi punemarresi duhet te respektoje si me poshte:
1-Kryejrejn e punes personalisht (neni 42 K.P)
2-Detyrimin e bindjes (neni 23 K.P)
3-Detyrimin e dhenies llogari (neni 25K.P)
4-Detyrimin e besnikerise (neni 26 K.P).
Detyrimet e punedhenesit
1-Mbrojtjen
e personalitetit (neni 32 K.P)
2-Ndalimin e mbledhjes se informacionit per punemarresin
3-Ndalimin e kontrollimit te sendeve personale
4-Masa desiplinore vetem kur jane te parashikuara ne marrdhenien
kolektive.
Rastet kur
vleresohet aksidenti ne pune
Ligji per Sigurine dhe Shendetin ne Pune parashikon vleresimin e
aksidentit ne pune cka do te thote se ne cilat raste dhe situata kemi aksidente
ne pune. Keshtu sipas aksidentit vleresohet se ka ndodhur ne pune ose per shkak
te punes, kur punemarresi demtohet ne keto raste si gjate kryerjes se punes,
sipas pershkrimit te saj, si edhe kryerjes se nje pune tjeter, pa urdher te
punedhenesit, por per arsye madhore, ne intereste punes, kryerjes se nje pune
tjeter me porosi te punedhenesit. Gjithashtu aksident ne pune konsiderohet edhe gjate kohes se
pushimit nevendin e percaktuar nga punedhenesi, ose per venien ne rregull
temakinerive, veglave te punes, veshmbathjeve, para ose pas mbarimit te
punes, - behet e ditur ne ligj, duke shtuar se aksident ne pune eshte edhe
gjate rruges ne linjen e drejtperdrejte, nga banesa per ne pune dhe
anasjelltas, ne rastet kur transporti eshte i organizuar nga punedhenesi apo individualisht
nga punemarresi, si edhe gjate kryerjes se kurseve teformimit
profesional.Gjithashtu, aksident ne pune konsiderohet edhe demtimi gjate
dhenies se ndihmes se pare, per motive te kryerjes se detyres, ne rastet e
fatkeqesive natyrore.
Aksidentet ne pune:
Aksidentet ne pune, bazuar ne pasojat dhe numrin e personave te
demtuar, klasifikohen ne kater kategori. Sipas ligjit, jane aksidente qe
shkaktojne paaftesi te perkohshme ne pune per me shume se 3 dite kalendarike.
Kategoria e dyte jane aksidente qe shkaktojne invaliditet te perkohshem ose te
perhershem e pasur nga kategoria e trete qe jane aksidente me vdekje. Ndersa
kategoria e katert jane aksidente masive, ku te pakten dy apo me shume persona
demtohen ne te njejten kohe dhe per shkak te se njejtes arsye. Ligji per
Sigurine dhe Shendetin ne Pune ka percaktuar edhe kategoriteme te rrezikuara.
Keshtu, sipas ketij ligji, grate shtatzena, grate me femijene gji, te miturit,
si dhe personat me aftesi te kufizuar mbrohen ndajrreziqeve, qe i prekin ata ne
menyre te vecante. Punedhenesit detyrohente pershtatin vendet e punes, duke
marre parasysh pranine e grupeve, qe jane te ndjeshme ndaj rreziqeve.
Mbrojtja e sigurise dhe e shendetit per grupet, qe jane te ndjeshme
ndajrreziqeve, nuk duhet te perbeje shkak per te krijuar situata tepafavorshme
per gruan ne tregun e punes, thuhet ne ligjin per Sigurinedhe Shendetin ne
Pune.
Bibliografia
1. Leksione të përgatitura nga
pedagogu i lëndës
2. CELA, K. – HAXHI, P., “E DREJTË E
KRAHASUAR E PUNËS”, Tiranë, 2002.
3. GHERA, Eduardo, “ DIRITTO DEL
LAVORO “, Bari, 1993.
4. KODI I PUNËS, Tiranë, 1995.
5. KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË, Tiranë, 1998.
6. ALKET HYSENI, “TË DREJTAT E
NJERIUT NË KUSHTETUTËN SHQIPTARE”, “Dita
2000”, Tiranë 2008
7. “PËRMBLEDHJE MBI TË DREJTËN E
PUNËS”, Përkthim i Fondacionit Gjerman
në Shqipëri “Hans Seidel”.
8. Vendime të GJYKATËS KUSHTETUESE.
Vendime të GJYKATËS SË LARTË.
Vlerësimi i
pedagogut:
|
Pikët:
|
I.
Parashtrimi i tezës së esesë:
|
|
II.
|
|
|
|
|
|
|
|
III. Argumentimi:
|
|
|
|
|
|
|
|
IV. Përfundimi:
|
|
|
|
|
|
|
|
Totali
|
|