Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Lidhjet e muzikës me matematikën dhe fizikën



http://eseshkolle.blogspot.com/
Lidhjet e muzikës me matematikën dhe fizikën
Në aspektin psikologjik ndjenjat që shkaktohen gjatë zgjidhjes së një problem muzikor duket të jenë të ngjashme me zgjidhjen e një enigme matematikore. Në muzikë, si në fizikë, çfarë shkon përpjetë duhet të bjerë poshtë sepse shumica e sistemeve të organizimeve muzikore dhe fizike kanë një pikë fikse referimi
duke u tërhequr drejt saj. Ideja është se kanë tërheqje gravitacionale apo një fushë magnetike
 Muzika dhe Matematika kanë role shumë të ndryshme në shoqëri, ky është përceptimi i zakonshëm në jetë, mirëpo ato janë të lidhura me njëra-tjetrën. Për shumë njerëz, matematika është një enigmë e cila merret me zgjidhjen e problemeve të ndryshme dhe e karakterizuar nga numrat natyrorë, racionalë, abstraktë, të njohur, të panjohur, të ftohtë dhe të pashpirt. Nga ana tjetër muzika është art i bukur, ka të bëjë me emocionin, me ndjenjat dhe me jetën.
Në kohën e grekëve të lashtë, matematika dhe muzika ishin të lidhura ngushtë. Muzika u konsiderua si një disiplinë rigoroze matematikore, e cila trajtonte marrëdhëniet, raportet dhe proporcionet. Në quadrivium (kurrikuli i shkollës Pythagorean ) muzika ishte e vendosur në të njëjtin nivel si aritmetika, gjeometria dhe astronomia.
Muzika ishte shkenca e “shëndoshë” dhe në harmoni me matematikën, e cila nuk duron paqartësi sepse nuk tingëllon mirë, vetëm një harmoni në mes notash sjell rezultat të duhur, sikur edhe matematika që kërkon saktësi në llogaritje.
Si lidhen muzika dhe matematika me njëra-tjetrën?
Ka aspekte të ndryshme, të cilat tregojnë këtë lloj marrëdhënie. Së pari, disa hulumtime kanë dëshmuar se fëmijët duke luajtur në piano shpesh, tregojnë aftësi të përmirësuara në shkenca të aplikuara, në zgjidhjen e problemeve (enigmave), duke luajtur shah apo kryerjen e veprimeve matematikore. Së dyti, në një analizë të veçantë krahasuese– Nxënësi duke marrë një kurs muzike tregoi rezultate më të mira rreth njëmbëdhjetë për qind mbi mesataren në mësim.
Të gjitha këto studime mbi raportet “harmonike” dhe proporcionet ishin thelb i muzikës gjatë etapës Pitagoreane. Ky perceptim, megjithatë e humbi rëndësinë e tij në fund të Mesjetës ku filloi zhvillimi i muzikës më komplekse.
Më i zakonshëm dhe më i drejtë është interpretimi gjeometrik i seksionit të artë (mesit të artë). Një ndarje e një linje kreative dhe imagjinare në dy pjesë të pabarabarta quhet mesi i artë.
Kjo përqindje nuk mund të gjendet vetëm në forma gjeometrike por edhe në natyrë. Një tjetër hulumtim ka treguar se Moxarti në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme ka aplikuar harmoninë mes zhvillimit dhe përmbledhjes në pothuajse të gjitha sonatat për piano. Ai e ka aplikuar këtë seksion (mes) të artë edhe pse disa prova tregojnë tërheqjen e tij nga matematika dhe reflektojnë mbi një aspekt artistik gjeometrik.
Në aspektin psikologjik ndjenjat që shkaktohen gjatë zgjidhjes së një problemi muzikor duket të jenë të ngjashme me zgjedhjen e një enigme matematikore.
Muzika është ART ndërsa “Matematika ka shumë nga karakteristikat e një arti” të identifikuar me periudha artistike, (barok, klasik, renesancë etj) kjo dhe çfarëdo lidhje tjetër që ekziston në mes të muzikës dhe matematikës, mund të themi se edhe pse kanë shumë të përbashkëta, të dyjat pa dyshim janë disiplina shumë të ndryshme.
 Muzika dhe Fizika
Konceptet që ne përdorim për t’i kuptuar ato, kanë një ngjashmëri në shumë aspekte, Për shembull, ne flasim për “e lartë” dhe “e ulët”, “shpejt” dhe “ngadalë” , drejtvizore, valore, tingulli, eho etj, ndoshta pa e kuptuar se sa e thellë është metafora në këtë kontest.
Në muzikë, si në fizikë, çfarë shkon përpjetë duhet të bjerë poshtë sepse shumica e sistemeve të organizimeve muzikore dhe fizikë kanë një pikë fikse referimi duke u tërhequr drejt saj, ideja është se kanë tërheqje gravitacionale apo një fushë magnetike. Të dy fazat janë në ekuilibër: Energjitë e tyre janë komplementare; format e tyre janë një imazh i njëri-tjetrit, ata janë si dy anët e një ekuacion “reverzibil”.
Për mua, përkufizimi i fizikës tingëllon me dyshim, por mundësitë për studimet mbi idetë themelore dhe abstrakte të tilla si muzika dhe fizika, si pjesë e një arsimi në artet liberale, të cilat mbështeten në një shoqëri të civilizuar dhe të arsimuara janë duke u bërë gjithnjë e më pak.
Ngjashmërinë më të madhe në mes të muzikës dhe fizikës e hasim më shumë tek instrumentet, ndërtimi i tyre dhe mënyra se si ato lëshojnë tingullin, bjen fjala flauta është në thelb një tub që është i hapur në të dyja anët. Ajri është në lëvizje nga fillimi gjerë në fund dhe kështu krijojnë një ton në bazë të vullnetit dhe dëshirës. Kjo është nga aspekti teknik i ndërtimit dhe ekzekutimit të instrumenteve. Muzika dhe Fizika, sado që kanë terminologji bukur të ngjashme ato plotësisht janë të ndryshme. Për mua, paralelet më të rëndësishme mes muzikës dhe fizikë aktualisht ndodhen në një nivel më filozofik.

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE