Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Komunikimi ne publik DHE Komunikimi iterpersonal

Fakulteti i edukimit
DEGA : PSIKOLOGJI/SOCIOLOGJI
LENDA : Komunikimi ne publik
TEMA : Komunikimi iterpersonal

Shtetet palë do të marrin të gjitha masat e përshtatshme:
 a) Për të ndryshuar karakteristikat dhe modelet sociale e kulturore të sjelljes së burrave dhe të grave, në mënyrë që të arrijnë të zhdukin paragjykimet dhe praktikat zakonore, dhe të gjitha praktikat e tjera që mbështeten në
idenë e inferioritetit ose të superioritetit të njërit apo të tjetrës gjini ose në rolet steriotipe të burrave dhe të grave; b) Për të siguruar që edukimi i familjes të përfshijë të kuptuarit e duhur të amësisë si një funksion social dhe të njohjes së përgjegjësisë së përbashkët të burrave dhe të grave në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre duke bërë të qartë se interesi i fëmijëve është kusht kryesor në të gjitha rastet.  1. Shtetet palë u japin grave të drejta të barabarta me ato të burrave në fushën e marrjes, ndryshimit apo mbajtjes së shtetësisë së tyre. Ato do të sigurojnë, veçanërisht, që as martesa me një të huaj apo ndryshimi i shtetësisë së burrit gjatë martesës nuk e ndryshojnë automatikisht shtetësinë e gruas, nuk e bën atë pa shtetësi dhe nuk e detyron të marrë shtetësinë e burrit. 2. Shtetet palë u japin grave të drejta të barabarta me ato të burrave për sa i përket shtetësisë së fëmijëve të tyre.  1. Shtetet palë do të marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj grave në fushën e punësimit, për të siguruar, mbi bazën e barazisë midis burrave dhe grave, të drejta të njëjta, e veçanërisht: a) Të drejtën për punë si një e drejtë e patjetërsueshme e të gjithë qenieve njerëzore; b) Të drejtën për mundësi të njëjta punësimi, duke përfshirë zbatimin e kritereve të njëjta të përzgjedhjes lidhur me çështjet e punësimit; c) Të drejtën për të zgjedhur lirisht profesionin dhe vendin e punës, të drejtën për ngritje në detyrë, për siguri në punë dhe për të gjitha përfitimet dhe kushtet e punës, të drejtën për të përfituar përgatitje profesionale dhe rikualifikim, duke përfshirë edhe stazhin e punës, përgatitje profesionale të avancuar dhe kualifikim të herëpashershëm; d) Të drejtën për shpërblim të barabartë, duke përfshirë përfitimet, dhe për trajtim të barabartë për punën me vlerë të barabartë, si dhe për barazinë e trajtimit në vlerësimin e cilësisë së punës; e) Të drejtën për sigurime sociale, veçanërisht në rastet e pensionit, të papunësisë, të sëmundjes, të invaliditetit dhe të pleqërisë ose të çdo humbje tjetër të aftësisë për punë, si dhe të drejtën për pushime të paguara; f) Të drejtën për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë, duke përfshirë ruajtjen e funksionit riprodhues të gruas. 2. Për të parandaluar diskriminimin ndaj grave për shkaqe martesore apo amësie, dhe për të siguruar të drejtën e tyre efektive për punë, shtetet palë do të marrin masa të përshtatshme: a) Për të ndaluar, për shkak të vendosjes së sanksioneve, pushimin nga puna për shkaqe shtatzënie apo të lejes së lindjes, si dhe diskriminimin në raste të pushimit nga puna të bazuar në gjendjen martesore; b) Për të zbatuar leje lindje me pagesë ose me përfitime sociale të krahasueshme, pa e humbur vendin e mëparshëm të punës, të drejtave të vjetërsisë apo të avantazheve sociale; c) Për të inkurajuar sistemin e shërbimeve mbështetëse sociale të nevojshme që t’I mundësojnë prindërit të kombinojnë detyrimet familjare me përgjegjësitë në punë, dhe të marrin pjesë në jetën publike, veçanërisht duke nxitur krijimin dhe zhvillimin e një rrjeti infrastrukturor për kujdesin ndaj fëmijëve; d) Për të siguruar një mbrojtje të veçantë për gratë shtatzëna në ato vende të punës në të cilat provohet se puna që kryejnë është e dëmshme. 3. Legjislacioni mbrojtës në lidhje me çështjet e përfshira në këtë nen do të rishikohet periodikisht, në varësi të njohurive shkencore e teknike. Këto masa, sipas nevojës, do të rishikohen, shfuqizohen apo zgjerohen.  1. Shtetet palë do të marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj grave në fushën e kujdesit shëndetësor për t’u siguruar, mbi bazën e barazisë së burrit dhe të gruas, mundësitë për të përfituar shërbime mjekësore, duke përfshirë e dhe ato të planifikimit familjar.
 2. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni, shtetet palë do t’u sigurojnë grave gjatë barrës, lindjes dhe pas lindjes, shërbime të përshtatshme, nëse është e nevojshme pa pagesë, si dhe ushqim të përshtatshëm gjatë barrës dhe mbajtjes së fëmijës në gji.  1. Shtetet palë do të marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj grave në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me martesën dhe me marrëdhëniet familjare. Në mënyrë të veçantë, do t’u sigurojnë grave mbi bazën e barazisë së burrave dhe të grave:
 a) Të drejtën e njëjtë për të lidhur martesë; b) Të drejtën e njëjtë për të zgjedhur lirisht bashkëshortin dhe për të lidhur martesë vetëm me pëlqimin e vet të lirë dhe të plotë; c) Të drejtën dhe përgjegjësinë e njëjtë gjatë martesës dhe në prishjen e saj; d) Të drejtat dhe përgjegjësitë e njëjta si prindër, pavarësisht nga gjendja martesore, për ato çështje që kanë të bëjnë me fëmijët. Në të gjitha rastet interesi i fëmijëve duhet të jetë kryesor; e) Të drejtat e njëjta për të vendosur lirisht dhe me përgjegjësi për numrin dhe kohën e lindjeve dhe për të marrë informacion, arsimim dhe mjete të nevojshme që bëjnë të mundur ushtrimin e këtyre të drejtave; f) Të drejtat dhe përgjegjësitë e njëjta për çështjet që kanë të bëjnë me mbikëqyrjen, kujdestarinë, ruajtjen dhe birësimin e fëmijëve, apo me institucionet e ngjashme, ku këto koncepte ekzistojnë në legjislacionin kombëtar. Në të gjitha rastet, interesi i fëmijëve duhet të jetë kryesor; g) Të drejtat e njëjta personale të burrit dhe gruas, duke përfshirë edhe të drejtën për të zgjedhur mbiemrin, profesionin dhe llojin e punës; h) Të drejtat e njëjta për secilin prej bashkëshortëve lidhur me pronësinë, fitimin, administrimin, gëzimin dhe disponimin e pasurisë, si falas ashtu edhe me pagesë. 2. Fejesat dhe martesat e fëmijëve të mitur nuk kanë asnjë efekt juridik, prandaj do të merren të gjitha masat e nevojshme, duke përfshirë legjislacionin, me qëllim që të caktohet një moshë minimale për martesë dhe të bëhet i detyrueshëm regjistrimi i martesës në një regjistër zyrtar.
Vështrim mbi konventën për luftën kundër diskriminim ndaj grave  
Sot, roli i rëndësishëm i grave në familje dhe shoqëri është i pamohueshëm. Gjatë dekadave të fundit, çështja e grave është trajtuar si një çështje botërore nëpër deklarata dhe konferenca ndërkombëtare. këtu mund të përmendim konventën për luftën kundër diskriminimit ndaj grave. Kjo konventë është miratuar në AP të OKB më 18 Dhjetor 1979 me qëllim njësimin e ligjeve mbi të drejtat e grave në vende të ndryshme të botës. Konventa për luftën kundër diskriminimit ndaj grave përbëhet nga një parathënie dhe 30 nene. Në nenin e parë theksohet mbi zhdukjen e çdo lloj diskriminimi kundër grave dhe të çdo lloj kufizimi dhe shkelje të të drejtave në bazë të gjinisë. Nga neni i dytë deri në nenin e 16-të, thekson mbi barazinë mes grave dhe burrave në të gjitha aspektet. Deri tani, një numër i vendeve anëtare të OKB e kanë pranuar këtë konventë por sigurisht disa nene të kësaj konvente janë në kundërshtim me jurisprudencën islame, vlerat morale dhe me ligjet e vendeve të ndryshme. Për këtë arsye, shumë vende islamike dhe joislamike nuk e kanë miratuar këtë konventë ose e kanë pranuar atë me kushte. RII, nuk ka pranuar disa pika të kësaj konvente dhe sidomos nenet nga 1-16. Këto nene janë në kundërshtim me udhëzime e Kur'anit të shenjtë, jurisprudencën fetare dhe kushtetutën e RII.
Kushtetuta e RII i kushton rëndësi të veçantë pozitës së lartë të gruas në sistemin islamik si dhe të drejtave të saj të pamohueshme. Në këtë kushtetutë, në kuadër të udhëzimeve islame, njihet e drejta e grave për të marrë pjesë në administratë dhe në aktivitetet sociale, kulturore dhe ekonomike. Në bazë të kushtetutës së RII, femra nuk është një mjet por duke patur parasysh detyrat e saj të rëndësishme dhe rolin e saj të jashtëzakonshëm në familje, femra ka vlera, dinjitet dhe pozitë të lartë. Kundërshtimi i disa vendeve ndaj konventës së lartpërmendur është për shkak të kontradiktës së neneve të kësaj konvente me interesat kombëtare dhe principet fetare të vendeve. Në një kohë kur një vend synon të anëtarësohet në një traktat, fillimisht shqyrton këtë çështje: Vallë ky traktat a është në interes të këtij vendi? Vallë a përputhet me vlerat dhe principet e vendit? Në princip, ligjet dhe rregullat e vendeve përcaktohen në bazë të vlerave dhe mendimeve sunduese në atë vend. Meqenëse principi teorik sundues në vendet perëndimore dhe në disa organizata ndërkombëtare bazohet në idetë liberale, edhe përmbajtja kryesore e kësaj konvente ndikohet nga të tilla ide. Si rrjedhim, disa nene të kësaj konvente janë në kundërshtim me sistemin teorik të vendeve islamike. Konventa për luftën kundër diskriminimit ndaj grave krijon probleme për institucionin e familjes. Padyshim, familja është baza më kryesore e shoqërisë dhe nga aspekti i vlerës dhe rëndësisë, ka një pozitë të veçantë. Por në konventën e lartpërmendur, gruaja dhe burri konsiderohen si dy qenie të pavarura që nuk kanë nevojë për njëri-tjetrin. Kjo pikëpamje redukton angazhimet e burrit dhe gruas dhe dobëson bazat e familjes. Konventa për luftën kundër diskriminimit ndaj grave vazhdimisht thekson zhdukjen e pabarazisë mes gruas dhe burrit.
Nga pikëpamja e kësaj konvente, çdo diskriminim kundër grave duhet të zhduket dhe ato duhet të kenë të drejta të barabarta me burrin. Konventa, çdo dallim mes burrit dhe gruas në bazë të gjinisë e konsideron diskriminim në një kohë që principi i barazisë mes gruas dhe burrit është një produkt i kulturës perëndimore. Meqenëse teoricienët e principit të barazisë mes gruas dhe burrit kanë gabuar në njohjen e vërtetë të rolit të burrit dhe gruas në sistemin e krijimit, ata nuk mundën të vendosin drejtësinë mes gruas dhe burrit. Në botën perëndimore, gratë u dëmtuan më shumë se të gjithë nga slogani i barazisë me burrat. Me pretekstin e barazisë mes gruas dhe burrit, përgjegjësitë familjare u ndanë në mënyrë të njëjtë mes gruas dhe burrit pa marrë parasysh karakteristikat e tyre fizike dhe psiqike. Kjo i detyroi gratë që për të siguruar pozitën e tyre sociale të vërshojnë në tregjet e punës dhe kjo u bë shkak që gratë nga aspekti fizik dhe shpirtëror të dëmtohen me shumë se burrat. Kjo është një e vërtetë të cilën e kanë pohuar edhe disa mendimtarë madje edhe feministët postmodernë të cilët kanë deklaruar se barazia mes gruas dhe burrit nuk i vendos ata në pozitën e tyre të vërtetë por është një lloj padrejtësie dhe shtypje kundër grave. Pikëpamja e islamit është e ndryshme nga pikëpamja e liberalizmit.

Ajo cka perëndimi e quan vendosje e drejtësisë mes burrit dhe grua është barazimi i tyre në të gjitha aspektet, por në Islam gruaja dhe burri kanë identitet të njëjtë njerëzor dhe në arritjen e përsosmërisë njerëzore dhe të sukseseve shkencore e shpirtërore janë të barabartë. Por gruaja dhe burri për shkak të rolit të ndryshëm të tyre në sistemin e krijimit kanë edhe tipare të veçanta. Në këtë mënyrë, gruaja dhe burri nuk kanë vetëm ndryshime në aspektin fizik por edhe në aspekte të ndryshme si ai shpirtëror, mendor dhe në ndjenja. Duhet theksuar se të tilla ndryshime nuk luajnë asnjë rol në krijimin e supremacisë së njërës gjini ndaj tjetrës. Nga aspekti i islamit, këto ndryshime janë burim i forcimit të lidhjeve mes dy gjinive. Ata plotësojnë njëri-tjetrin sepse nevoja reciproke është faktori kryesor i lidhjes së njerëzve me njëri-tjetrin dhe nga ky rregull nuk përjashtohen gratë dhe burrat. Xhon Gerri, psikolog amerikan, në librin e tij të njohur me titull "Burrat nga Marsi dhe gratë nga Venusi", thekson se problemet mes gruas dhe burrit lindën që në kohën kur të dy gjinitë i harruan ndryshimet mes tyre.
Lideri suprem i RII Ajetollah Khamenei, në lidhje mes ndryshimeve mes burrit dhe gruas, thekson: " Të qenit grua për gruan është një vlerë e lartë dhe një princip tepër me vlerë. Në asnjë mënyrë imitimi i burrave nuk mund të konsiderohet si një vlerë për gratë, ashtu si edhe imitimi i grave nga burrat nuk mund të quhet vlerë. Secili prej tyre ka rol, pozitë, natyrë dhe destinacion të caktuar në sistemin Hyjnor të krijimit dhe ky destinacion është një cështje tepër e rëndësishme". Gratë në botën e re, megjithë barazinë sipërfaqësore, vuajnë nga pabarazitë e fshehta. Sot, pabarazitë e fshehta kanë dëmtuar personalitetin e gruas. Tashmë shtrohet pyetja se a trajtohet në këtë konventë çështja e pabarazive të fshehta? Duhet theksuar se në takimin e Pekinit që u zhvillua në vitin 1994, u shtruan kundërshtime të shumta ndaj çështjes së barazisë midis gruas dhe burrit dhe disa përfaqësues të vendeve e braktisën sallën e takimit në shenjë proteste ndaj kësaj konvente. Një prej tyre ishte znj. Sharon Hiz, deputete e parlamentit kanadez e cila u deklaroi gazetarëve: " Duhet të përpiqemi të ruajmë ndryshimin mes gruas dhe burrit sepse një ndryshim i tillë ekziston që në zanafillën e krijimit dhe ky ndryshim na mbron". Më tej, znj. Sharon Hiz shton: " Problemi më i madh i grave kanadeze është barazia, për shkak se gratë janë detyruar të hyjnë në disa fusha ku kryhen punë të papërshtatshme. Si rezultat, bashkëshorti im me një punë 8 orëshe kthehet në shtëpi dhe pushon, ndërsa unë punoj dy herë më shumë se ai dhe marr gjysmën e rrogës së tij".Të nderuar miq, këtë emision do ta mbyllim me fjalën e Ajetollah Khameneit, i cili duke theksuar se pozita humane e gruas dhe burrit është e njëjtë dhe të dy ata plotësojnë njëri-tjetrin, shton: " Ne i kemi dhënë gruas vlerën e vërtetë njerëzore dhe mes gruas dhe burrit nuk bëjmë asnjë dallim. Ne mendojmë se gruaja dhe burri janë dy qenie me dinjitet të plotë njerëzor dhe fusha e përsosjes për të dy ata është e hapur. Sa më shumë të mundohen dhe të ecin drejt Zotit, në po atë masë do të përparojnë dhe do të përsosen".
Dhuna kundër burrave në familje
Shumë pak dihet rreth numrit aktual të burrave që përjetojnë aktualisht dhunë nga partneret e tyre. Në çdo 100 raste të dhunës në familje, rreth 40 janë raste të dhunës së grave kundër burrave. Në Shtetet e Bashkuara llogaritet se rreth 400 000 gra në vit abuzohen fizikisht nga partnerët. Kjo do te thotë se pak a shumë 300 deri 400 mijë burra trajtohen në mënyrë të dhunshme nga gratë e tyre gjithashtu.

Pse dimë kaq pak rreth dhunës në familje dhe veçanërisht për dhunën kundër burrave?
Ka shumë arsye pse dimë kaq pak për dhunën kundër burrave në familje. Shkaku i parë është se burrat thuajse nuk raportojnë dhunën e pësuar në familje. Nga ana tjetër dhe grave ju desh një ndërgjegjësim i madh për të denoncuar dhunën në familje. Aktualisht nuk është bërë asgjë për të inkurajuar burrat të denoncojnë dhunën kundër tyre. Ideja që burri mund të jetë objekt i dhunës është aq e papranueshme në sytë e shoqërisë, saqë burrat nuk raportojnë thuajse kurrë.
Dinamika e dhunës në familje mes burrave dhe grave ndryshon gjithashtu. Arsyet, qëllimi dhe motivacioni i dhunës janë gjithashtu të ndryshëm mes sekseve. Megjithëse është punuar shumë për këshillimin dhe mbrojtjen e grave të dhunuara nuk është bërë asgjë për burrat e dhunuar, as të paktën për të kuptuar situatën.
Në shumicën e rasteve dëmtimet fizike të shkaktuara nga burrat janë shumë më evidente nga ato të shkaktuara nga gratë, kjo për arsye thjesht fizike. Dhuna ndaj burrave gjithashtu ka shumë më pak mundësi të tërheqë vëmendjen e shoqërisë, për arsye të shumta.
P.sh, mendohet gjithnjë se një burrë me një sy të nxirë ka pasur një aksident apo është zënë më një burrë tjetër. Edhe kur burrat raportojnë dhunën ndaj tyre, shumica e njerëzve rrotull janë aq të habitur saqë denoncuesi fillon të mendojë se askush nuk e beson.
Problemet me paragjykimin e dhunës në familje
Gjithnjë paragjykohet se gratë janë viktimat dhe burrat dhunuesit në një situatë dhune në familje, por vetëm rreth 50 deri 60% e dhunës në familje bëhet kundër grave. Ka shumë arsye pse mendohet që burrat nuk mund të jenë viktima të dhunës. Si fillim, dhuna në familje është mbajtur mbyllur dhe justifikuar për shumë kohë. Gratë tani janë më të organizuara dhe gjejnë më shumë mbështetje në rastet e dhunë. Shumë pak vëmendje i jepet dhunës kundër burrave për shkak sepse dhuna kundër grave ka qenë shumë e përhapur dhe evidente për shumë kohë.
Çfarë është dhuna kundër burrave në familje?
Nuk ka rregulla për të kuptuar diferencat emocionale mes burrave dhe grave, ka vetëm principe që lejojnë analizimin e çdo rasti veç e veç. Dhuna kundër burrave dhe grave ka disa të përbashkëta dhe ndryshime.
Për burrat dhe gratë, dhuna në familje përmbledh: shtyrjet, shuplakat, goditjet, hedhja e objekteve, përplasja e dyerve ose goditja e tjetrit me një objekt ose armë. Por dhuna në familje mund të jetë gjithashtu mendore dhe emocionale. Megjithatë, ajo që do të lëndonte një burrë mendërisht dhe emocionalisht mund të ndryshojë në rastin e një gruaje. Për burrat, shpesh, emërtimi si: frikacak, impotent ose i dështuar, mund të ketë një efekt shumë më të rëndë psikologjik se sa te një grua. Fjalë të rënda dhe mizore lëndojnë në mënyra të ndryshme. Në shumicën e rasteve burrat janë më të influencuar nga dhuna mendore dhe emocionale se sa nga ajo fizike. Për shembull, aftësia për të toleruar dhunën e një femre në shumë raste shfaqet me pretekstin se burri është i fortë dhe mund të durojë pa i kthyer dorë një gruaje. Një lloj kodi kavaleresk që gruaja nuk goditet. Por shumica e burrave janë tepër të ndjeshëm ndaj dhunës dhe abuzimeve mendore, verbale dhe emocionale. Në shumicën e rasteve, tallja dhe fyerjet ndaj një burri përballë një burri tjetër mund të jetë më shkatërruese sesa dhuna fizike, qoftë kjo e ashpër.
Sociologët shpesh dalin në konkluzionin se gratë janë në shumicën e rasteve shumë më mizore mendërisht dhe emocionalisht se sa burrat. Burrat nga ana tjetër janë më të dhënë pas dhunës fizike, që shpesh është brutale dhe pse jo, vdekjeprurëse në disa raste!
Cilat janë karakteristikat e grave që janë abuzive dhe të dhunshme?
-Abuzimi me alkoolin. Njerëzit e intoksikuar kanë shpesh më pak kontroll ndaj emocioneve dhe vetes. -Çrregullime psikologjike. Ka shumë çrregullime psikologjike, sidomos çrregullime të personalitetit, në të cilat gratë bëhen të dhunshme ndaj burrave. Borderline Personality Disorder, sidomos është një ndër shkaqet kryesore të dhunës. Është një patologji mendore që shfaqet me ndryshim të shpeshtë të humorit, ndryshime të marrëdhënieve ndërpersonale, dyshime dhe lëkundje në vetëvlerësim dhe sjellje. Rreth 2 % e grave vuajnë nga BPD dhe rreth 50% e dhunës ndaj burrave vjen nga ky çrregullim. Ky çrregullim lidhet gjithashtu me tendencat për vetëvrasje, ndryshime të shpejta humori, të gënjyerit dhe probleme seksuale.
-Kërkesa dhe dëshira të tepruara. Gratë që janë të dhunshme  ndaj burrave zakonisht kanë kërkesa dhe dëshira jorealiste ndaj burrave. Këto gra zakonisht do të përjetojnë momente të përsëritura depresioni, ankthi, dëshpërimi dhe imitimi, që zakonisht thonë se i kanë si pasojë e sjelljes së burrave. Në realitet, gjendja e tyre mendore dhe emocionale është si pasojë e pasigurive të tyre, problemeve emocionale ose traumave në fëmijëri dhe tërheqje nga alkali. Zakonisht, në vend që të pranojnë problemet fajësojnë burrat për gjendjen e tyre të dëshpëruar. Refuzojnë të korrigjojnë asgjë te vetja dhe kërkojnë këto korrigjime të burrat.
Kur burrat nuk arrijnë t’i bëjnë të ndjehen mirë, këto gra mendojnë se burrat po ja bëjnë me qëllim.
Një e përbashkët: Shpërthimi i dhunës
Ka një numër situatash në të cilat zakonisht dhuna kundër burrave fillon.  Ja një shembull:
Gruaja është pak e stresuar dhe e mërzitur.
Burri e ve re dhe shqetësohet se mos ajo fillon inatoset.
Gruaja tenton të komunikojë dhe të shprehë ndjenjat e saj.
Kërkon të flasë, të ndjehet e mbështetur dhe më pak e vetmuar.
Në fillim ajo i atribuon një pjesë të stresit të saj atij.
Burri fillon të mbrohet, shuan emocionet dhe fillon të gjykojë mbi situatën.
Ndjen se një sherr po afrohet.
 Gruaja ndjen që nuk po merr vëmendjen e duhur dhe fillon të inatoset.
Ajo do të diskutojnë mbi problemin por ai fillon të diskutojë me logjikë.
Burri tenton të jetë sa më pak emocional dhe në kontroll të situatës.
Ai nuk pranon të ketë asnjë faj për gjendjen se si ajo ndjehet.
Ai shqetësohet se mos ajo do “shpërthejë” nga momenti në moment.
Burri fillon të flasë për problemin e gruas dhe për mundësinë që ajo mund të ndihet me mirë nëse ndjek logjikën e tij.
Ai nuk arrin të kuptojë se si gruaja ndjehet dhe përpiqet të qëndrojë i qetë.
I thotë gruas të qetësohet dhe në këtë mënyrë duket i pandjeshëm në sytë e saj.
Ajo fillon të mendojë nëse ka apo ska ndjenja fare ky njeri?
Ajo i thotë se ai mendon se është i përsosur vetë.
Ai thotë se nuk është i përsosur.
Ajo e akuzon se është i pandjeshëm.
Ai e sheh me vëmendje dhe duket vërtet i acaruar.
Gruaja e akuzon se po fsheh ndjenjat dhe sillet kot sikur është në kontroll.
Nga ana tjetër ndjehet pa kontroll të situatës dhe i duket se në atë bisedë ka vend vetëm për ndjenjat e saj. Komunikimi prishet dhe gruaja fillon ta fyejë burrin.
Kur burri shpreh se nuk pranan fyerjet dhe përpiqet ta mbyllë sherrin, gruaja shpërthen e nxehur dhe fillon të hedhë sende. Një burrë arrin të durojë fyerje dhe situata të tilla për javë e ndoshta muaj të tërë. Kjo sjellje përsëritet shpesh e më shpesh.
Burri fillon të bëhet pak nga pak tepër i ndjeshëm
Ndaj sjelljes së gruas dhe fillon të qëndrojë larg.
Burri fillon të mendojë se nuk mund të bëjë asgjë dhe ndoshta është dhe faji i tij.
Inati dhe dëshpërimi mund të mblidhet me muaj në këtë formë.
Rreziku i dhunës shtohet kur gruaja fyen burrin në sy të fëmijëve, kërcënon marrëdhënien e tij me fëmijët ose refuzon të kontrollojë sjelljen abuzive verbale në sy të fëmijëve.
Ajo mund ta quajë një baba dhe burrë të keq në sy të fëmijëve.
Pak nga pak ai fillon të ndjehet i inatosur jo për shkak të faktit se si ajo e trajton, por sepse sjellja e saj mund të lëndojë fëmijët. Në një pikë burri mund të përplasë derën, godasë tavolinën apo diçka tjetër, për të lënë të kuptojë se durimit të tij i ka ardhur fundi.
Deri tani ajo nuk ka dëgjuar asgjë nga ato që ai ka dashur të thotë.
Ai mendon se ajo ndoshta mund të ndalojë nëse e kupton se sa i inatosur është ai.
Për shumë kohë është përpjekur ta fshehë inatin.
Po pse duhet ta besojë gruaja që ai këtë herë e ka seriozisht?
Ai ka duruar gjithë këto kohë në heshtje!
Në vend që të kuptojë se gjithçka po shkon keq gruaja afrohet dhe thotë diçka të ngjashme:
“Ç’ke ndërmend të bësh? Do më rrahësh? Do thërras policinë dhe nuk do i shohësh më kurrë fëmijët.”
Kur këto janë thënë situata bëhet e rrezikshme për të dy.
Dera e dhunës tani është e hapur me dy kanata.
Ai mund të largohet, por kur e bën këtë, ajo fillon të inatoset më shumë se kurrë, fillon ta fyejë dhe ta godasë vazhdimisht. Zakonisht fillon të hedhë objekte që ka rrotull.
Pse rrinë burrat në marrëdhënie të tilla të dhunshme?
-Për të mbrojtur fëmijët. Burrat e abuzuar zakonisht nuk duan t’i lenë fëmijët me gratë abuzive. Shpesh kanë frikë se nëse largohen nuk do lejohen t’i shohin me kurrë fëmijët e tyre. Burri ka frikë se mos nëna i thotë fëmijëve se ai është i keq dhe nuk i do ata.
-Marrja e fajit. Shumë burra mendojnë se është vërtet faji i tyre dhe e meritojnë këtë trajtim. Ndjehen përgjegjës dhe mendojnë se realisht duhet të bëjnë diçka.
-Varësi. Burrat e abuzuar janë zakonisht mendërisht dhe emocionalisht të varur nga partneri. Ideja e ndarjes i bën të ndihen keq.


Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE