Semundjet e zemres
Pesha që zënë sëmundjet kardiovaskulare të zemrës, ka pësuar rritje të
ndjeshme me kalimin e viteve. Janë të shumta rastet në të cilat krizat e zemrës
shkaktojnë vdekje të parakohshme ose gjymtim të organeve të trupit të njeriut.
Faktorët rriskues të këtyre sëmundjeve kanë filluar të shfaqen në masë edhe
tek të rinjtë. Çelësi i eliminimit të këtyre sëmundjeve ka të bëjë me ndjekjen
e vizitave dhe konsultave të rregullta te mjeku. Është shumë e rëndësishme që
të mbahet një balancë e mirë, ndërmjet përdorimit të medikamenteve dhe llojeve
të tjera të terapive
mjekësore për ndalimin e këtyre sëmundjeve.
Sëmundjet e zemrës
Zemra është organi që bën pastrimin e gjakut. Dhe në rastin e sëmundjeve të
zemrës kemi prishje te funksionit te saj si pompë. Kur zemra nuk funksionon siç
duhet si pompë atëherë ka vështirësi të shumta në dërgimin e gjakut të pastruar
në pjesët e duhura të organizmit. Kjo do të vështirësojë punën e organizmit si
dhe nuk do të lejojë furnizimin e tij me oksigjen dhe lëndë ushqimore. Në këto
sëmundje futen grupime të ndryshme si ato të prishjes së ritmit të zemrës,
infarktet. Me e shpeshta nga këto, është ajo e ngushtimit të enëve të gjakut të
këtij organi. Ndërkohë, që në masë shkaktohen edhe sëmundjet e zemrës
reumatizmale të cilat shkaktohen në fëmijëri, por shenjat klinike mund të
shfaqen në mosha të mëdha.
Ekzistojnë dy lloje të tjera sëmundjesh siç janë hipertensioni dhe
hipotensioni. Rritja e shifrave të trysnisë arteriore mbi normë njihet si
hipertension. Një nga shkaqet kryesore të kësaj gjendjeje është dhe humbja e
elasticitetit të enëve të gjakut.
Kjo sëmundje quhet ndryshe arteriosklerozë dhe prek shumë njerëz. Ato
shkaktohen nga ndryshimi i tensionit arterial që shkon në zemër. Kur prishet
ritmi i zemrës kemi aritmitë që janë dy llojesh, me ritëm të shtuar ose
takikarditë ose me ritëm të ngadalësuar që janë bradikarditë.
Hipertensioni arterial është një nga sëmundjet që bashkë me të tjerat
shkakton numrin më të madh të vdekjeve tek njerëzit. Përgjithësisht kjo
kategori sot luftohet nëpërmjet medikamenteve. Një pjesë e madhe e sëmundjeve
të zemrës janë të lindura. Këtu është shumë e vështirë për të ndërhyrë por
mundet që në saje të operacioneve të zëvendësohen pjesët e dëmtuara me ato të
padëmtuarat. Ataket në zemër ndodhin kur furnizimi i pjesëve të zemrës me gjak
rrallohet apo pritet fare. Shkaqet që e krijojnë janë arterie të bllokuara nga
grumbullime rezervash dhjami ose ndonjë koagulim (mpiksje gjaku) në ndonjë prej
arterieve koronare.
Stadi i fundit i sëmundjes së zemrës është pamjaftueshmëria e zemrës
(insuficienca kardiake) në të cilën zemra nuk e kryen funksionin e saj dhe
njeriu bëhet invalid. Në momentin kur kjo pamjaftueshmëri nuk mund të
përballohet nga organizmi atëherë organizmi vdes.
Simptomat dalluese
Simptomat përcaktuese për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës janë të ndryshme
sipas kategorive të prekura. Shumë herë ka ndodhur që pacienti të ketë
trashëguar këto sëmundje që nga fëmijëria, por simptomat dalluese kanë qenë të
fshehura duke mos e zbuluar sëmundjen.
Kjo sjell probleme të mëdha në shëndetin e pacientit, të cilat do të
shfaqen me kalimin e viteve. Ndaj është e rëndësishme që të mbahen kontakte të
vazhdueshme me mjekun kardiolog. Që një pacient të kuptojë se vuan nga zemra
duhet të ketë shenja të tilla dalluese si vështirësi në frymëmarrje, dhimbje
gjoksi të cilat shtohen vazhdimisht.
Lodhjet dhe debulesat që shfaqen gjatë aktiviteteve të ndryshme sidomos
atyre sportive, si për shembull ngjitja dhe zbritja e shkallëve, në të tilla
raste ka edhe rrahje të shpeshta e të ç’rregullta të organit të zemrës. Edhe në
rastet kur i sëmuri ulet për të fjetur dhe gjatë kontaktit që ka me çarçafët e
ftohtë mund të vërehet edhe shkalla e problemeve të zemrës. Një tjetër shenjë
dalluese është edhe vështirësia në ecje, e cila shkaktohet si pasojë e mos
qarkullimit si duhet të gjakut brenda organizimit.
Por ka dhe simptoma të tjera siç janë ato të marrjes së frymës, ënjtje e
këmbëve, nxirje e buzëve, ose edhe dhimbje kur kemi infarkt për arsye se ndodh
vdekje e një pjese të murit të dhomave të zemrës. Infarkti ne zemër njëherë nuk
mund te sheroheke por tash shërohet.
Shkaktarët
Shkaqet nga të cilat, lindin sëmundjet e zemrës janë nga më të ndryshmet.
Sipas kategorive të sëmundjes që u përmendën më lart. Sëmundja e ngushtimit të
enëve të gjakut ka faktorë risku madhore dhe minorë të cilët varen nga
organizmi dhe nga veprimtaria e tij në mjedisin ku ndodhet. Hipertensioni
arterial, shkaktohet nga diabeti si dhe nga sëmundjet e obezitetit duke ia
vështirësuar punën e funksionimit zemrës në të gjitha aspektet. Ndërkohë që
diabeti ndikon dhe në shfaqjen e atakeve dhe të infarktit të miokardit, duke
ngushtuar kështu së tepërmi enët e gjakut. Ndërkohë që kërcënuesit më seriozë
për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës janë përdorimi i lartë i alkoolit dhe
duhanit të cilat mund të japin goditje të menjëhershme në zemër.
Duke qenë se shoqëria ecën para duhet pasur kujdes ndaj këtyre rreziqeve.
Më parë këto si sëmundje nuk ekzistonin pikërisht për shkak të përdorimit në
masë të paktë të këtyre produkteve. Ndërsa sot gjendja është bërë për të qarë
hallin sepse jo vetëm të moshuarit por po shtohet në masë dhe numri i të rinjve
të prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.
Gjithashtu dhe pakësimi i veprimtarive sportive dhe të bërit e një jete
sedentare e shton mundësinë e të prekurit nga këto sëmundje. Ndërkohë që një
nga shkaktarët e shpeshtë të infarktit myokardial është dhe tensioni i larte i
gjakut ose hipertensioni.
Në pjesën më të madhe të rasteve emocionet e forta janë dhe shkaktari
kryesor i sëmundjeve vdekjeprurës të zemrës. Emocionet dhe streset ndikojnë në
shpërthimin e sëmundjeve të zemrës.
Ekzaminimet
Që nga fazat e para të sëmundjes është e nevojshme që pacienti të paraqitet
pranë mjekut specialist për të bërë “EKG” e zemrës. Ky ekzaminim është edhe
hapi fillestar që shërben për përcaktimin e një prognoze të saktë të sëmundjes.
Më pas duhet bërë një ekokardiogramë. Nëpërmjet bërjes së kësaj grafie të
zemrës, mund të zbulohen shumë detaje dhe shqetësime të këtij organi, që
pacienti më parë mund të mos i ketë ndjerë.
Kjo është një metodë shumë e rëndësishme që nuk e shpon me gjilpëra të
sëmurin, si dhe jep të dhëna të sakta. Ciklorigometria është një tjetër lloj
ekzaminimi që shërben për të parë sesa ka avancuar sëmundja e ngushtimit të enëve
të gjakut. Në gjuhën popullore kjo njihet ndryshe edhe si biçikletë e zemrës.
Në përqindjen më të madhe të rasteve ajo jep edhe diagnozën e saktë të
sëmundjes. Ekzaminimi tjetër është edhe koronografia.
Kategoritë më të prekura dhe trajtimet mjekësore Në sëmundjet e zemrës janë
të përfshira të gjitha moshat. Përgjithësisht sëmundja është në masë tek moshat
e mëdha, por fatkeqësisht ky raport ka filluar të marrë përmasa të tjera.
Kohët e fundit i janë shtuar listës së prekur nga sëmundjet e zemrës edhe moshat
e reja. Ndryshe ndodh për sëmundjet e lindura të zemrës. Ata takohen që në
fëmijëri. E meta në këtë rast është se nuk japin shenja klinike që në moshë të
vogël.
Duke e gënjyer kështu pacientin se nuk vuan nga ndonjë sëmundje. Këto të
fundit të lëna pa kurim për shkak të mungesës së shenjave klinike kanë
rezultuar shumë të dëmshme për shëndetin, duke sjellë dhe pasoja fatale për
jetën. Trajtimet mjekësore, ndikojnë në pjesën e madhe të rasteve të sëmundjes
këto janë dhe shpëtimi më i madh për të sëmurët e zemrës.
Një kujdes sa më i rreptë medikamentoz është dhe çelësi kryesor për
mbajtjen e sëmundjes nën kontroll. Nëpërmjet mjekimit mund të bëhet dhe një
prognozë e saktë e ecurisë së sëmundjes. Bashkëpunimi i ngushtë mes mjekut dhe
pacientit mund të sjellë rezultatet më pozitive për shmangien e kësaj
sëmundjeje.
Ndërhyrjet kirurgjikale
Në shumë raste kur defektet e zemrës janë të pakorrigjueshëm me anë të
përdorimit të medikamenteve, është e nevojshme që të ndërhyhet për riparim të
pjesëve të dëmtuara me anë të ndërhyrjeve kirurgjikale.
Këto të fundit bëhen për disa patologji të veçanta siç janë sëmundjet e
zemrës të lindura, të cilat rregullohen vetëm nga operacionet, po në këtë
grupim futen dhe disa kategori të tjera sëmundjesh të cilat janë të fituara,
siç janë bypass-et dhe ngushtimet e enëve të gjakut. Është shumë e rëndësishme
dhe thelbësore që në operacionet e zemrës të planifikohet koha e duhur për
realizimin e ndërhyrjes. Kjo sepse dhe rezultate do të jenë të duhurat kur
është e nevojshme dhe pozitive për shëndetin e pacientit. në të tilla raste
marrin pjesë si mjeku kardiolog, i cili ka vërtetuar diagnozën e sëmundjes
ashtu edhe ai kardiokirurg që do të bëjë operacionin.
Në ndërhyrjet e zemrës duhet përcaktuar saktë koha e bërjes së operacionit.
Të sëmurët e zemrës duhet të jenë vazhdimisht nën kontrollin e mjekut për të
përcaktuar kohën e saktë të ndërhyrjes e cila do të japë efektet e duhura në
shëndetin e pacientëve.
Nga studimet e bëra thuhet se ndërhyrjet kirurgjikale janë më të efektshme
se sa trajtimet medikamentoze dhe më pak të kushtueshme se sa trajtimi
konservativ me ilaçe.
Konsultat
Zhvillimi i konsultave të vazhdueshme me mjekun specialist është edhe baza
kryesore për trajtimin e këtyre sëmundjeve vdekjeprurëse. Sa më i shpeshtë të
jetë kontrolli aq më e madhe do të jetë dhe mundësia e diagnostikimit të
hershëm të sëmundjes, e cila do të ndihmonte në mënjanimin e faktorëve rriskues
për jetën e pacientit.
Kujdesi për zemrën gjatë vjeshtës dhe dimrit[redakto
Ato shkaktohen nga virozat e stinës së vjeshtës dhe të dimrit dhe janë
shumë të rrezikshme për shëndetin e pacientëve pasi mund të shkaktojnë vdekje
të menjëhershme nëse nuk do të kurohen në kohë.
Këto njihen ndryshe si perikardit ose miokardit. Në gjuhën popullore këto
raste njihen si mbushja e zemrës me një. Kjo sëmundje që mund të mbartë pasoja
fatale për jetën takohet gjatë periudhave të lagështa të vitit dhe kërkon një
trajtim të vazhdueshëm dhe sa më të rregullt mjekësorë.
Në këtë rast qarkullimi i gjakut nëpër pjesë të ndryshme të trupit bëhet
shumë i vështirë pasi dhe pastrimi i tij në zemër nuk bëhet siç duhet. Shpesh
kjo lloj sëmundjeje takohet dhe te moshat më të vogla dhe te të rinjtë. Në këtë
rast vjen duke u zmadhuar pambarimisht zemra duke quar në dobësim të muskujve
dhe veprimtarisë së muskujve të zemrës, të cilat duhen kapur që në fazat e para
të sëmundjes por të anashkaluar simptomat mortale që mund të lërë.
Është e nevojshme që kur kalohet një fazë gripi dhe individi ka
temperatura, dhe ka marrje të frymës të larta atëherë është e nevojshme që të
kontrollohet me kujdes te mjeku gjendja sepse në të tilla raste janë të shumta
sëmundjet e zemrës që lindin.
Infarkti miokardit i zemrës
Muskuli i zemrës ushqehet me gjak nëpërmjet arterieve. Kur bllokohet njëra
nga këta arterie miokardi vuan për praninë e oksigjenit. Kështu që kjo pjesë e
muskulit që nuk merr oksigjenin e mjaftueshëm vdes duke paralizuar një pjesë të
funksionit të zemrës.
Pikërisht vdekja e një pjese të muskulit të zemrës si pasojë e mungesës së
furnizimit me gjak quhet infarkti miokardit. Shenjat kryesore të goditjes nga
infarkti janë dhembja në pjesën e kraharorit mbi zemrën e cila shtrihet drejt
qafës, shpatullës dhe krahut të majtë. Vdekja nga kjo sëmundje përbën dhe 56
për qind të të gjitha rasteve të shkaktuara nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të
gjakut.
Simptomat e infarkteve
Bllokim, shtrëngim ose dhimbje në kraharor për më shumë se dy minuta
(dhimbja nuk është e thënë të jetë pikërisht nën gjoksin e majtë. Dhimbja mund
të shfaqet gradualisht duke u rritur nga masa në masë.
Në fillim ajo shfaqet në formën e një ndjesie të çuditshme e shoqëruar me
shume dhimbje, por me shume si shtrëngim, si ngërç në kraharor. Ndërkohë që
shenja të tjera dalluese janë dhimbjet e forta të kokës, marrje mendsh, rënie të
fikëti, djersë, provokime të vjellash ose mungesë mbushjeje me frymë. Ndërkohë
që dhimbjet. Probleme me krahët dhe nofullat, të cilat lëvizin me vështirësi,
edhe pse mund të shfaqet gradualisht me kalimin e kohës.
infrakti i miokardit shkaktohet nga mbyllja e artriteve te zemrës. Nëse
pjesa e vdekur nuk është shume e gjere dhe i sëmuri merr mjekimin e duhur
atëherë zemra fillon te rimarre veten.
Zemra mund të preket dhe nga infeksionet
Dëmtimi i mureve të zemrës dhe kllapave të saj mund të vijë dhe nga infeksionet
e ndryshme. Kështu sëmundjet reumatizmale të zemrës shkaktohen nga një
infeksion bakterial i marrë në rrethana të ndryshme.
Dërgimi i këtij bakteri nëpërmjet gjakut në zemër mund të lërë pasoja të
rënda të cilat dëmtojnë kllapat e zemrës. Janë të shumta bakteret, viruset që
prekin shtresat e mureve të zemrës duke shkaktuar dhembje, aritmi e dëmtime të
tjera.
Aritmia
Kjo njihet ndryshe si ritmi i çrregullt i rrahjeve të zemrës. Ato
shkaktohen nga ndryshimi i punës së ritmit të zemrës, ose nga çrregullimet e
tejçimit të nxitjes së zemrës. Rrahjet e zemrës në një ritëm më të lartë se 100
për minutë njihen si takikardi. Në këtë rast pjesët përbërëse të këtij organi
nuk punojnë njësoj ndaj dhe puna e zemrës çorientohet.
Çrregullimet e ritmit mund të gjenden në masë tek njerëzit e shëndoshë, të
cilët përdorin një sërë medikamentesh që mund të lënë efekte anësore. Simptomat
dalluese në këtë rast janë vështirësi në frymëmarrje, presion pulsor i rritur.
Mund edhe të mos ketë simptoma. Ndërkohë që pulsi është totalisht i çrregullt
të sëmurët ndiejnë dhe parehati në gjoks, presion gjaku i ulët, sinkopë,
takikardi. Trajtimi në të tilla raste duhet bërë me mbrojtjet e ventrikujve të
zemrës nëpërmjet goditjeve elektrike të cilat e kthejnë ritmin e zemrës në normal.
Karakteristikat e takikardive arteriale janë të shumta. Veshoret e zemrës kanë
vatra të shumta; ritmi i zemrës është i parregullt; kjo lloj aritmie zakonisht
shihet në të sëmurët me sëmundje obstruktive të mushkërive. Kontroll i ritmit
ventrikular me goditje elektrike nëse pacienti është në rrezik. Ajo mund të
zgjasë deri në 30 sekonda. Trajtimi i saj varet nga simptomat që ka. Në qoftë
se pulsi nuk ndjehet dhe presioni është i ulët, pacienti duhet trajtuar me anë
të goditjeve elektrike të cilat kthejnë funksionin normal të aparatit të
zemrës.
Aktivitete sportive
Aktivitete sportive janë shumë të rëndësishme për të mënjanuar problemet e
zemrës. Ndërkohë që jo të gjitha kategoritë e pacientëve mund të bëjnë
aktivitete sportive. Shumë njerëz me kondita të ndryshme shëndetësore si
sëmundje të mushkërive apo të zemrës mund të shkaktojnë më shumë dëm se sa
përfitim nga stërvitja. Para se të përcaktohet se çfarë aktiviteti sportiv do
të bëjë është e rëndësishme që të kontaktohet mjeku specialist i cili do të përcaktojë
dhe gjendjen e pacientit nëse duhet të bëjë aktivitete sportive dhe se këto
aktivitete ndihmojnë në ndonjë aspekt të rëndësishëm.
Sipas ekspertëve rreth 30 minuta aktivitete sportive janë shumë të
domosdoshme në ditë për të sëmurët e zemrës. Aty mund të bëhen ushtrime fizike
si ecje ose vrapim i lehtë mund të pakësohen dukshëm rrezikun e prekjes nga
sëmundjet.
Sipas studimeve të bëra thuhet se për të pasur një zemër të shëndoshë gjatë
këtyre ushtrimeve është e rëndësishme që të bëhen më shumë se ushtrime te
thjeshta fizike. Kryesisht ngritja e peshave ndihmon në formimin e muskujve,
por të dhënat kanë treguar se një prej muskujve që përfiton nga ky lloj sporti
është edhe zemra. Ngritja e peshave pakëson rrezikun e prekjes nga sëmundjet e
zemrës, duke ulur nivelin e kolesterolit në gjak nivelin e yndyrave si dhe
ndihmon organizmin të asimilojë sheqernat dhe të shmangë komplikacionet
kardiovaskulare.