Kuptimi mbi të mësuarin dhe të nxënët
Mësimdhënia dhe të nxënët proces i pandarë.
1. Objektivat:
Te përcaktojmë, shpjegojmë dhe të identifikojmë konceptimin e të mësuarit dhe të nxënit.
Të evidentojmë kuptimin dhe kriteret e pranimit si teori shkencore.
Të përshkruajmë teoritë dhe qasjet e tyre filozofike duke evidentuar veçoritë më të
përmendura të modeleve të ndryshme të studimit.
Të argumentojmë pse teoritë dhe praktika arsimore plotësojnë dhe përmiresojnë njera –
tjetren.
2. Të nxënit: hyrje, çështjet dhe perspektivat historike
Të nxësh apo të mësosh?! Të nxënët apo të mësuarit?! Këto terma shpesh përdoren me të
njëjtin kuptim, po në thelb bëjnë dallim kuptimor midis tyre. E mësova mësimin, ai nxënës
mëson mirë... etj., fraza si këto marrin kuptimin e të nxënit, jo vetëm në fjalorin e përditshëm
shkollor, por edhe në literaturat me autorë shqiptarë apo edhe në ato të përkthyera në gjuhën
shqipe nga gjuhë të huaja.
Në fakt, nëse nisemi nga kuptimi i fjalës “mësues” sipas fjalorit të gjuhës shqipe jep
mësim, mëson të tjerët dhe nga kuptimi i fjalës “nxënës” për atë që nxë atëherë për nxënësin
duhet të themi që nxë (të nxënët) dhe për mësuesin që mëson (të mësuarit). Që të ndodhë të
nxënët duhet një kurrikulum që jo vetëm të shprehë perspektivat shoqërore, po dhe përshtatjen
me mundësitë e nxënësit. Roli i mësuesit në këtë përshtatje është i pazëvëndësueshëm. Mjedisi i
të nxënit, në kuptimin jo vetëm fizik po dhe social e pedagogjik është i rëndësishëm si faktor i
manaxhimit të të nxënit.Për ta konkretizuar analizën mbi marrëdhëniet mësues – nxënës -
kurrikul po ndërtojmë diagramen e mëposhtme sipas operatorët “mëson” dhe “nxë”:
mëson nxë
Mësuesi mësimin