Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

" Nata e dymbedhjete " koment dhe analize (Shekspir)

" Nata e dymbedhjete " koment dhe analize (Shekspir) 


Komedi shekspiriane.Ngjarjet ndodhin ne brigjet e Ilirise, dhe sic ka marre dhe titullin vepra, ngjarja ndodh ne mbyllje te sezonit te Krsithlindjeve.
 Subjekti : Ne mbreterine e Ilirise, duka Orsino sillet perreth duke kenduar dhe duke menduar per Zonjushen Viola, te cilen ai e dashuron, por fatkeqesisht ajo s’mund
te martohet me te sepse eshte ne zi per te vellane e vdekur. Ndekohe, ne brigjet e Ilirise pas nje shtrengate mbytet nje anije ne te cilen udhetonte Viola dhe vellai i saj binjak, Sebastiani. Pas daljes ne breg, ajo mendon se vellai i saj ishte mbytr, pasi turpi i tij nuk gjendej gjekundi. E deshperuar, ajo mendohet se c’pune mund te beje per te siguruar jetesen dhe vendos te shkoje ne shtepine e Olivias, por meqe Olivia nuk fliste me asnjeri, ajo maskohet si burre dhe shkon te punoje si sherbyese tek Orsino e quajtur me emrin e saj te ri tashme : Cesario. Keshtu ajo nis punen aty, por nderkohe bie ne dashuri me Orsinon. Orsino e dergon “Cesarion” t’i dergoje Olivias dashurine e tij. Mirepo Olivia,e cila mendon se Viola eshte mashkull, dhe bie ne dashuri me te. Nderkohe,, nje personazh tjeter, Malvolio, deshiron te martohet me Olivian. Kjo situate fut ne skene Sir Tobin, xhaxhane e Olivias, sherbyeset Maria dhe Fabian dhe Feste-n ,kllounin e shtepise. Ata I punojne nje rreng Malvolios. Maria shkruan nje leter, sikur e kishte shkruar Olivia, qe I adresohej Malvilios ku shkruhej se ajo donte te martohej me te, por nderkohe Malvivio duhet te sillej si I marre, te buzeqeshte, te mos I tregonte nejriu per gjejndjen e tij etj. Kur Malvilio e lexoi, nisi te sillej vertete ashtu dhe Olivia mendoi se ai ishte cmendur. Nderkohe Sebastiani eshte gjalle pasi ka shpetuar nga mbytja e anijes, por mendon se motra e tij Viola ka vdekur. Ai arrin ne brigjet e Ilirise I shoqeruar me Antonion, mikun e tij qe ishte aq I apasionuar sa e ndoqi Sebastianin deri ne dukatin e Orsinos, pasi mes tyre ka patur nje mosmarreveshje te hershme. Ser Andriu, duke pare afeksionin e Olvias ndaj Cesarit e fton kete te fundit ne duel. Nderkohe ne duel shfaqet Sebastiani dhe jo Cesari. Olivia I kerkon atij te martohen bashke, nderkohe qe Sebastiani as nuk e njeh ate. Nderkohe Antonio eshte arrestuar nga rojet e Orsinos dhe I kerkon Violes ndihme duke kujtuar se eshte Sebastiani. Ai mendon se Sebastiani e tradhetoi sepse Viola thoshte se nuk e njifte fare kete njeri. Aty ajo u permend se vellai I saj mund te ishte gjalle. Malvolion e ndryne brenda nje qelie te erret. Fjalet e tij te fundit “ Do ma paguani te gjithe: jane kuptimplota. Sekreti zbulohet kur dy binjaket dalin para Orsinos dhe Oliavias. Orsino lidhet me Violen ndersa Olivia me Sebastianin, nderkohe Malvolio lihet I lire dhe largohet duke I lene ciftet e reja te qeta.
 Personazhet : Viola eshte heroina e kesaj komedie.Ne qender te vepres vihet identiteti I ngatarruar I saj. Ajo e sheh dashurine ne nje menyre shume te natyrshme dhe te bukur. Dashuria e saj per Orsinon eshte e palekundur dhe ashtu mbet gjer ne fund te komedise. Ajo eshte plot energji dhe e gatshme te perballoje rreziqe te reja. Ajo nuk I le punet ne dore te fatit, edhe pse kjo komedi pershkohet nga ideja e fatit. Ne kete personazh shfaqen idete humaniste te Shekspirit per gruan e lire, te pergjegjshme, kembengulese per lirine dhe lumturine e saj. Ajo eshte e para qe I shfaq dashurine Orsinos, dhe pasioni i dashruise nuk e verbon ate por e ben me realiste. Orsino dhe Olivia kane karaktere deri diku te ngjashme. Ato te dy kane emocione te forta, por preferojne t’i ndrydhin ato. Ato nuk duan te hapen me boten, Olivia me pretekstin e zise per te vellane, e Orsino nga vete karakteri. Viola eshte ajo c’ka I nxjerr nga guackat ku ishin ndryre. Orsino I hapet vetem asaj, dhe deri ne fund te komedise thote qe eshte ne dashuri me Olivian nderkohe qe nuk kane shkembyer asnje fjale. Dhe Olivia hapet me Violen dhe vendos te dashuroje, pas vetemohimit qe kishte percaktuar per veten. Ne lidhjen ne fund te komedise,vihet re se Orsino dhe Olivia nuk mund te martoheshin bashke sepse ata jane versione ne gjini te ndryshme te te njetjit karakter.Malvolio – fillimisht duket si nje personazh dytesor pa ndonje rol te madh. Ne fillim ai duket thjesht si nje personazh jo kompleks, nje puritan I thjeshte, nje sherbyes qe do vetem t’I prishe rehatin te tjereve. Ne te jane misheruar anet me negative te puritanizmit borgjez si cilesi shoqerore : hipokrizia, egoizmi, cinizmi, mendjemadhesia etj. Si cilesi individuale dalin ne pah budallalleku, mendjengushtesia, vetesiguria e pakufi qe e ben te mos dalloje gracken qe I thuren. Shkesipiri I ben keta kalores feudale borgjeze qesharake nepermjet humorit. Keqardhje per te mund te na vije kur e mbyllin ne qeli. Ai eshte bariu qe u sakrifikua , viktima qe duhej bere fli per lumturine e cifteve ne fund te komedise. Festa – kllouni, gaztori qe ne skene paraqitet si I marre, por ne fakt thote fjale te mencura dhe te sinqerta, karateristike e artit te Shekspirit. Sipas tradites gastoreve profesioniste I lejohej te thonin te verteta dhe kritika te hapura. Ai pati guximin t’i perplase ne fytyre Olivia se zia e saj ishte nje marrezi qe e shkepuste nga jeta. Ai ka rolin e nje gjykatesi dhe gjykon ngjarjet nga tradita popullore. Ai gjithashtu I jep komedise jo vetem nota humori dhe gastore por dhe melankolie, kur ne fund mbetet I vetem dhe kendon per jeten e tij te mjeruar. Endrju, Tobi dhe karakteter e tjere jane sa te zgjuar aq dhe te marre, sepse ata e kuptojne jeten vetem si nje defrim, jane njerez parazitare qe jetojne ne kurriz te nejrezve te tjere dhe bejne qejf me shpenzime te kota dhe enderrime frikacakesh.
 Temat :
 1.Dashuria si shkaktare e vuajtes ( Te gjithe personazhet ndonjehere shprehen se s’mund t’ia dalin dot pa dashurine)
2.Papercaktimi I suksualitetit ( Orsino- Viola, Olivia- Viola, Antoni- Sebastiani)
3.Marrezia e ambicjes se madhe (Malvolio)
 Motivet :
 1.Letrat, mesazhet – sherbejne edhe si mjete informimi, edhe si mosinformimi. Shpesh gjerat qe jane dhene neper kumte kane marre nje kuptim ndryshe, ose jane shtremberuar qellimisht.
2.Cmenduria
3.Maskimi ka te beje me ate c’ka jemi ne ne te vertete, nese seksualiteti eshte I shkruar ne gur apo merr kuptime te ndryshme varur nga rrethanat, qofte edhe veshjet. Gjithashtu lidhen dhe veshjet me pozicionin ne shoqeri. 4.Identiteti I ngatarruar
 Simbolet : 1.Dhuratat e Olivias ( unazat qe I jep nje here Cesarit, nje here Sebastianit, tregojne sesi ajo mendon se nese nuk do ta fitoje dashurine e tij, ajo do ta bleje ate)
 2.Erresira ne qeline e Malvolvios – Nderkohe qe ne dhome ishte erresire, Maria e genjente ate duke I thene se ka drite, por ai s’mund ta shihte, ndersa Malvolio I thote se erresira( cmenduria) nuk eshte ne dhome me te, por eshte jashte, pra tek Tobri dhe Maria qe e burgosen padrejtesisht.
 3.Nderrimi I veshjeve – sa rendesi ka fiziku para shpirtit.
 Vecori te stilit :
 Gershetohen : Notat realiste me ato lirike Satira dhe humori me melankoline dhe trishtimin Elementet komike me ato dramatike Poezia popullore me poezine e kultivuar Humanizmi I periudhes se rilindjes me traditat e pasura popullore Ne fragmenin ku ndodh ballafaqimi I personazheve, mashtrimi I madh shoqerohet me epitetin “ I bukur” . Kjo tregon se s'kemi te bejme me nje mashtrim si ves, por me nje genjshter te bardhe. E verteta qe doli ne shesh nuk coi ne perkeqesimin e situates, por I dha asaj zgjidhjen me te mire.

SHIKO ME SHUME....

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE