Marredheniet e dy figurave, sipas
historianeve jane bere me intensive gjate kohes, kur qellimi i tyre ishte i
perbashket. Bonapartit i interesonte dobesimi i Perandorise Osmane, pasi donte
te pushtonte Egjiptin, ndersa Ali Pasha donte te fuqizonte akoma me shume
pashallekun dhe te shkeputej nga
vartesia e Perandorise. Ishte viti 1797, kur
Bonaparti pushton sundimet e shtetit venedikas, te cilat shtriheshin edhe ne
ishujt e bregdetin jonian. Ne kete kohe, kufijte e Frances u shtrine deri ne
kufijte e Pashallekut te Janines. Bonaparti kishte bere plan per te pushtuar
Egjiptin, gje qe do i vinte kunder Perandorine Osmane. Per te lehtesuar
ndermarrjen Ushtarake ne Egjipt, Franca perkrahte fuqizimin e pashallareve t Rumelise
dhe prirjet e tyre veteqeverisese ne dem te pushtetit qendror te sulltanit.
Keshtu, komandanti francez i Korfuzit u urdherua ta perkrahte Ali Pashe
Tepelenen ne forcimin e pushtetit te tij brenda pashallekut dhe jashte tij.
"Perforcimi i ketij sundimtari shqiptar, theksonte Bonaparti, - ishte ne
interes te Republikes" thuhet ne historine e Shqiperise. Ne saje te kesaj perkrahjeje, qe e shfrytezoi ne dobi te
synimeve te tij, Ali Pasha ndermori ne gusht te vitit 1797 nje sulm te
befasishem kunder bregdetit shqiptar te Himares. Para kesaj, me lejen e
francezeve, kishte futur floten e tij ne Kanalin e Korfuzit. Si rrjedhim, ai
shtiu ne dore pjesen kryesore te ketij bregdeti qe nga Butrinti deri ne Porto
Palermo. Sic citon Godo ne librin "Ali Pashe Tepelena", shume
studiues thone se pashai ishte nje bashkudhetar fatlum i Napolonit dhe se ai
arriti ate fame per shkak te ndikimit te revolucionit francez. Godo e hedh
poshte kete teori duke thene se te dhenat nuk perqasen. "Ai ishte
pasha ne Janine, sundues ne Shqiperine e Jugut dhe ne nje pjese te madhe te
Greqise, nderkohe qe Napoloni ishte nje toger i artilerise", thote Godo.
Sipas tij, Napoloni dhe Aliu, paten pika takimi, por kurrsesi s'mund te thuhet
se ky i dyti u rrit nen shkelqimin e te parit. Nderkohe, Aliu e braktisi
aleancen me Bonapartin, gjate kohes kur ky filloi fushaten kunder Egjiptit,
sapo e pa qe me bashkimin e aleances ruso-osmane me Anglin?, ai do te humbiste.
Ali Pashe Tepelena pranoi te zbatohet ne shtetin e tij legjislacioni freng i barazimit, ku myslimanet te kishin te drejta te barinesabarta me te krishteret. Franca dergoi tek Ali Pasha
specialiste per organizimin e shtetit dhe te ushtrise, e cila u zgjerua ne kohe
lufte deri ne pesedhjetemije ushtare. Napoleoni ne Janine ngriti fonderi per
derdhje topash te cdo kalibri, arme te ndryshme, si dhe punishte per prodhim
baruti. Franca e pajisi Aliun me anije lufte, organizoi mjetet e komunikacionit
dhe rendin me organizatore te tij. Ne pashallekun e Janines kudo u vendos
qetesia.
Zbulohet gjihashtu dhe nje
leterkembim i perandorit te Frances, Napoleon Bonaparti, me Ali Pashe
Tepelenen. Leter e rralle qe gjeniu ushtarak ia ka derguar strategut shqiptar,
te cilin Papa i Romes e krahasonte me Skenderbeun. Madje Hygoi "Aliun e
Janines dhe Napoleonin e Frances", i shikonte "bri njeri-tjetrit si
tigri me luanin".
Letra eshte pergjigjja qe Bonaparti
i ka derguar Ali Pashe Tepelenes. "E mora letren qe me kishte nisur sekretari
juaj", shkruan Bonaparti me 9 korrik te vitit 1807. Nje leter me pak
radhe, por ne te cilen flitet per miqesine mes dy burrave te shtetit. Ne kete
leter, Bonaparti e siguron udheheqesin shqiptar per mbeshtetjen e tij. Ai,
madje, thote se do te urdheroje gjeneralet franceze per t'ju bindur Ali Pashe
Tepelenes. Kjo leter eshte shkruar 10 vjet, pasi ky e braktisi aleancen me
francezet, pas fuqizimit te frontit ruso-turk, kur keta u bashkuan me anglezet,
kundra Bonapartit.
Por serish, Ali Pasha ka arritur te
fitoje miqesine me nje prej pushtuesve me te medhenj te botes. Per diplomacine
e tij, kane shkruar edhe studiues britanike. "Diplomacia e Ali Pashes
trajtohet si nje rryme me vete ne mesimin e diplomacise", citon Sabri
Godo, librin e studiuesit anglez Begel "Ali Pasha dhe Britania e
madhe". Ky liber u rekomandohej si tekst shkollave te mesme te Anglise.